KQZ: 30 mijë vëzhgues janë akredituar për ditën e zgjedhjeve

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e akreditimit të vëzhguesve vendor dhe ndërkombëtar.Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi ka njoftuar se janë akredituar 30 mijë vëzhgues.“KQZ-ja ka përmbyllur procesin e akreditimit të vëzhguesve vendor dhe ndërkombëtar. Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është rreth 30 mijë vëzhgues. Sipas listës, KQZ-ja ka akredituar: 18 ambasada me 146 vëzhgues; 6 organizata ndërkombëtare dhe institucione me 37 vëzhgues; 1 institucion publik me 43 vëzhgues; 26 organizata jo-qeveritare vendore me 1 mijë e 713 vëzhgues; 23 subjekte politike 26 635 vëzhgues; dhe 63 media vendore dhe ndërkombëtare me 626 vëzhgues”, ka thënë ai.Elezi poashtu ka bërë të ditur se janë shtypur më pak fletëvotime sesa që ka votues të regjistruar, por ka pohuar se ky është një veprim i mirë menduar i KQZ’së.Ai tha se askush nuk do të mbetet pa votuar teksa konfirmoi se ka edhe fletëvotime të tjera rezervë në dispozicion.

“KQZ’ja duke u mbështetur edhe në praktikat e kaluara dhe në proceset e kaluara zgjedhore ka shtypur më pak fletëvotime sesa qytetarë të regjistruar për të votuar Ky është vendim i menduar mirë nga KQZ’ja. Kështu kemi vepruar edhe gjatë viteve të kaluara dhe nuk kemi pasur mungesë të fletëvotimeve. Nuk ka asgjë për tu shqetësuar se ka edhe fletëvotime rezervë dhe askush nuk do të mbetet pa votuar. Të drejtë vote kanë të gjithë ata qytetarë që janë prezent në listat votuese. Ato përmbajnë jo vetëm banorët rezident të Kosovës por edhe ata që jetojnë jashtë vendit”, ka thënë ai.Ndërsa sipas KQZ’së lista përfundimtare e votuesve brenda vendit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të cilat do të mbahen më 14 shkurt, përmban: 1 milion e 794 mijë e 862 emra të votuesve.Në këto zgjedhje janë 143 mijë e 6 votues më pak se në Zgjedhjet për Kuvend të 6 tetorit 2019, pasi nga kjo listë janë larguar 122 mijë e 421 votues të cilët posedojnë vetëm dokumente të identifikimit të lëshuara nga UNMIK-u, si dhe për shkak të largimit të 11 mijë e 86 të cilët janë konfirmuar se janë larguar nga skema pensionale për shkak të vdekjes.Sipas KQZ’së janë aprovuar edhe 102 mijë e 100 aplikacione nga votues jashtë vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *