KQZ: Deri në ora 11:00, votuan 8,2% e qytetarëve
Në Kosovë janë duke u mbajtur zgjedhjet lokale 2021, ndërsa deri në ora 11:00 pjesëmarrja e qytetarëve në votime është 8.24% e popullsisë ose 151.547 qytetarë.Përqindja më e madhe e daljes në votime është në Mitrovicën e Veriut me 30.96%, ose 5.486 votues. Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një konferencë për media. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka thënë se deri në këtë orë nuk ka pasur ndonjë incident të madh që do të ndikonte në procesin zgjedhor. “Nuk është raportuar ndonjë incident nga veriu i Kosovës. Ne kemi një listë të incidenteve minore, që nuk ndikojnë në procesin zgjedhor”, është shprehur ai.