KQZ-ja sot shpall rezultatet përfundimtare të rundit të dytë të zgjedhjeve lokale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do të mblidhet sot në ora 11:00 për të shpallur rezultatet përfundimtare të rundit të dytë të zgjedhjeve lokale.Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.“Ju njoftoj se sot (e shtunë, 20 nëntor, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpallë rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave”, thuhet në njoftim. Në zgjedhjet e 14 nëntorit në rundin e dytë janë përballur 42 kandidatë, pasi që në 21 komuna është zhvilluar balotazhi.