Krasniqi: Albin Kurti është kryeministri më i izoluar i Ballkanit Perëndimor
Sipas kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është më i izoluari në mesin e liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Krasniqi tha se derisa është i izoluar dhe i sanksionuar, Kurtit prapë po i del kohë të merret me mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare nga partitë opozitare, në Kuvend, shkruan Reporteri.net.Kryeministri Kurti është kryeministri më i izoluar i Ballkanit Perëndimor. Është i izolum ndërkombëtarisht, është i sanksionum ndërkombëtarisht, dhe vjen e bën një cirk aty kinse është i preokupuar për marrëveshje ndërkombëtare”, deklaroi ai në RTK.Krasniqi po ashtu e ka kritikuar kryeministrin për mungesën e shpenzimeve të buxhetit në investime kapitale.“Nëntë muajt e këtij viti, pa paret e ndërkombëtarëve, pa marrëveshjet e ndërkombëtarëve, ky kryeministër i ka shpenzu vetëm 29% të buxhetit për investimet kapitale. Ky është kryeministri i parë në historinë e Kosovës, para dhe pas pavarësisë, që më shumë shpenzon mjete nga shtylla e subvencioneve dhe transfereve sesa nga investimet kapitale. Ne kurrë s’kemi pasë më shumë investime kapitale sesa në tri vitet e qeverisjes së Albin Kurtit.”Prishtmëritë e liderit të PDK-së janë se, edhe për vitin e ardhshëm, Qeveria Kurti pjesën më të madhe të buxhetit do ta adresojë për subvencionime.“Unë po pres që ta shoh, së shpejti, deri në fund të muajit e kanë obligim me sjellë draft-buxhetin për vitin e ardhshëm, dhe pritjet janë që do ta sjellin zyrtarisht pjesën ma të madhe të buxhetit në subvencione dhe transfere sesa në investime kapitale”, tha ai. /Reporteri.net/.