Krasniqi nga Prizreni: Qeverisja e Shaqir Totajt do ta
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qenë sonte në Prizren për ta mbështetur kandidatin e kësaj partie për kryetar të këtij qyteti, Shaqir Totaj.Krasniqi ka thënë se qeverisja e re në Prizren do të jetë transparente, transformuese, zhvillimore dhe në shërbim të secilit që ia do të mirën këtij qyteti.“Sonte në Ortakoll të Prizrenit, me kryetarin në ardhje Shaqir Totaj, bashkëbiseduam me aktivistë e mbështetës të Partisë Demokratike të Kosovës për fitoren e madhe të 14 nëntorit, e cila do të jetë për të mirën e të gjithë qytetarëve, pa dallim. Mobilizim i jashtëzakonshëm për jetësimin e vizionit dhe programit të Shaqir Totajt. Qeverisja e re në Prizren do të jetë transparente, transformuese, zhvillimore dhe në shërbim të secilit që ia do të mirën këtij qyteti.”, ka shkruar Krasniqi.