Krasniqi: “Nxitja e investimeve nga diaspora do të jetë një faktor i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe social të Kosovës

0

Memli Krasniqi, ka deklaruar se PDK do të miratojë ligj për investime nga diaspora, njofton Insajderi.Ai gjatë prezantimit të plan-programit për politikën e jashtme tha se diaspora është shumë e rëndësishme për zhvillimin socio-ekonomik.“Nxitja e investimeve nga diaspora do të jetë një faktor i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe social të Kosovës në të ardhmen. PDK do të miratojë një ligj për investimet nga diaspora që do të sigurojë masa mbështetëse për investime, stimujt tatimor që përfshijnë përjashtimin nga detyrimet doganore, pushime të ndryshme tatimore dhe masa specifike të lehtësimit ose heqjes së taksave”, tha Krasniqi.

“Për ta lehtësuar lidhjen e diasporës sonë me Kosovën, ne do të investojmë në zgjerimin e infrastrukturës konsullore dhe në krijimin e shërbimeve digjitale për të mundësuar shërbime konsullore më efektive dhe më të lira për bashkëatdhetarët tanë. Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme për t’i marrë këto përgjegjësi.  Prandaj me 14 shkurt, na duhet mbështetja juaj”, vazhdoi Krasniqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *