Krasniqi pas aksidentit në Bullgari: Mendjet dhe zemrat tona janë me të prekurit e kësaj ngjarjeje

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se pas aksidentit tragjik ku vdiqën 46 persona në Sofje të Bullgarisë, mendjet dhe zemrat e të gjithëve janë me të prekurit e kësaj ngjarjeje, përcjell Insajderi.com.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi u shpreh se përballë kësaj ngjarjeje kaq tragjike, luten për shërim të shpejtë të të mbijetuarve.

 “I tronditur e i prekur thellësisht nga tragjedia në Bullgari, që mori jetën e 46 qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, bashkëkombësve tanë shqiptarë dhe familjeve të të gjithë viktimave ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, për shuarjen e më të dashurve të tyre.

Përballë kësaj ngjarjeje kaq tragjike, lutemi për shërim të shpejtë të të mbijetuarve dhe për durim e forcë për familjarët e viktimave. Në këtë ditë të rëndë, mendjet dhe zemrat tona janë me të gjithë të prekurit e kësaj tragjedie”, shkroi Krasniqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *