Krasniqi për qeveritarët: S’ke çka flet me këta njerëz, nuk kuptojnë, jetojnë në zyre e xhipa
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kritikuar punën dy vjeçare të Qeverisë Kurti duke thënë se qeveritarët nuk kanë moral politik.Krasniqi ndër të tjera tha se Kosova po udhëhiqet nga njerëz të shkëputur nga realiteti teksa shtoi se ata janë edhe shkelës të Kushtetutës.“Këta nuk kanë moral politik. E kanë shkel Kushtetutën disa ministra radhazi. Gjysa është dasht me dhënë dorëheqje. Kushtetutën e ka shkel Arbërie Nagavci. Nuk ka kërkuar as falje. E ka shkelur Arben Vitia. Është kthyer përsëri në punë. E ka shkelur Albulena Haxhiu, e ka shkelur Rozeta Hajdari. Krejt këta janë shkelës të Kushtetutës”, tha ai në T7, përcjell Reporteri.net.Lideri i PDK-së e vlerësoi përformancën e qeverisë në këto dy vjet si të dobët teksa tha se ka një kompleks superioriteti tek qeveritarët dhe se “ndjehen më të mirë se të tjerët”.“Të paditur janë absolutisht. Janë shumë të paditur sa që mund të shohësh në mënyrën se si po udhëheqin. Por me pas këtë qasje ndaj krejt grupeve shoqërore dhe ndaj Kushtetutës e ligjeve, është tendencë për tregim të superioritetit. Se janë më special se të gjithë të tjerët. Kjo është telashja më e madhe. Se po shihet se nuk janë më të mirë, por jashtëzakonisht të dobët. Kjo mungesë e përformancës është në çdo fushë”, shtoi Krasniqi.Krasniqi theksoi edhe mungesën e komunikimit të Qeverisë me qytetarët. Ai thotë se pushtetarët jetojnë të ndarë nga realiteti që është në Kosovë. “Këta jetojnë të shkëputur nga realiteti. Këta jetojnë në zyre e xhipa. Pyetni se kur kanë qenë për herë të fundit në shtëpitë e qytetarëve, në familje. Unë ju thashë, nuk ka lidhje fare se çfarë po thua këtu. Sot kemi fëmijë që nuk dalin në pushim pranveror. Pse? Sepse kryeministri i ka munduar mësimdhënësit. Për 50 euro i ka munduar mësimdhënësit. Njeri që sot mburret se mbi 800 milionë i ka shpërndarë tek qytetarët herë ka 20, e herë ka 50 euro. E për ato 50 dojke me i mbyt mësimdhënësit”, përfundoi ai./Reporteri.net/.