Krasniqi shkon në Prizren për ta mbështetur Totajn në balotazh

0

                             Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit,  Shaqir Totaj do përballet edhe njëherë në balotazh me kandidatin e Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka.Pas shkuarjes në balotazh, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi të mërkurën ka vizituar qytetin e Prizrenit ku është takuar me Totajn.Krasniqi ka falënderuar prizrenasit për mbështetjen që i kanë dhënë në zgjedhjet e 17 tetorit, kandidatit për kryetar të kësaj komune Shaqir Totaj.Ai ka thënë se Totaj është profili i kryetarit që reflekton kompetencë , përgjegjësi e ligjshmëri.“Kemi qenë me qytetarët e Prizrenit gjithmonë, e tash do ta bëjmë edhe qeverisjen që Prizrenasit e duan dhe e meritojnë. Shaqir Totaj është profili i kryetarit që reflekton kompetencë, përgjegjësi e ligjshmëri. Ai është bashkudhëtar i qytetarëve të Prizrenit, që i njeh ata dhe ua kupton nevojat, për ta ringjallur qytetin e identitetit tonë kombëtar e kulturor. Shaqa është më i vendosur se kurrë për ta ngjallur Prizrenin, për ta ndalë degradimin dhe për t’i dhënë kuptim qeverisjes lokale që u dedikohet qytetarëve.”, tha Krasniqi.Ai ka thënë se është thellësisht mirënjohës ndaj Prizrenasve për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë Shaqës, në misionin e tij përtej politik, për qytetarët, për Prizrenin dhe për zhvillimin për të cilin ka nevojë kjo komunë.“Në raundin e dytë të zgjedhjeve, qytetarët e Prizrenit e kanë të qartë se ku është adresa për ta vendosur mbështetjen e tyre. Sepse, Shaqir Totaj është i qartë në atë se çfarë ka në plan për Prizrenin, si dhe i vendosur për t’i shkuar deri në fund materializimit të besimit të qytetarëve.”, tha Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *