Krasniqi shtron iftar për Bashkësinë Islame, i falënderon për mbështetjen në Marshin për Drejtësi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shtruar iftar për Myftiun Naim Tërnava me bashkëpunëtorët e tij nga Bashkësia Islame e Kosovës.Krasniqi tha se përafrimi dhe bashkimi mes njerëzve gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit është një nga shtyllat që i jep kaq shumë vlera e dashuri këtij muaji.“Sonte, kisha kënaqësinë ta kem në iftar Myftiun Naim Tërrnava me bashkëpunëtorët e tij nga Bashkësia Islame e Kosovës. Përafrimi dhe bashkimi mes njerëzve gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit është një nga shtyllat që i jep kaq shumë vlera e dashuri këtij muaji. Uroj që frymëzimi i këtij muaji, për të bërë vepra të mira për familjen, shoqërinë e shtetin, të na përcjellë gjatë gjithë kohës”, shkruan Krasniqi, përcjell Reporteri.net.I pari i PDK-së ndër të tjera përgëzoi punën e BIK-ut për ndihmën ndaj nevojtarëve si dhe për mbështetjen ndaj marshit për drejtësi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.“Myftiun e përgëzova për punën e vlefshme të BIK-ut në ndihmë nevojtarëve dhe e falënderova veçanërisht për mbështetjen e madhe që Bashkësia Islame e Kosovës i dha marshit paqësor për drejtësi, në solidarizim me themeluesit e UÇK-së në Hagë.”/Reporteri.net/