Krasniqi: S’ka liri e zhvillim pa siguri, këtë SHBA ia ka ofruar për dy dekada Kosovës 
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës zyrtare në Washington DC, ka takuar Adi Muzurovic, drejtorin për Ballkanin dhe Evropën Qëndrore të Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC).Kreu i PDK-së ka thënë se kanë diskutuar për situatën aktuale dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë tek zhvillimet e fundit në Kosovë.“Ndamë shqetësimet e përbashkëta dhe u dakorduam për nevojën e koordinimit të plotë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve. Meqë sfidat e sotme kërkojnë një kuptim të ri dhe më të gjerë të sigurisë kombëtare, drejtorit të NSC i shpreha qëndrimin tim dhe të PDK-së se koordinimi dhe bashkëpunimi me partnerët tanë ka qenë dhe vazhdon të mbetet jetik për popullin e Kosovës”, tha Krasniqi nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook.