Krasniqi takon Sindikatën e Shërbyesve Civilë, kërkon miratimin e Ligjit për Paga
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi bashkë me kryetarin e Grupit Parlamentar, Abelard Tahiri ka takuar kryetarin e Sindikatës së Shërbyesve Civilë të Kosovës, Mursel Zymberi me bashkëpunëtorët e tij. Krasniqi tha se Ligji për pagat duhet të miratohet dhe zbatohet sa më parë, që të gjithë punonjësit të trajtohen dinjitetshëm në raport me punën e tyre. “Partia Demokratike e Kosovës e mbështetë këtë ligj dhe do të avokoj në miratimin e tij, si zgjidhja e vetme për të eliminuar pabarazitë e për të vendosur meritokraci.”, përfundon ai