Krasniqi takon të dërguarin special të Erdoganit për Ballkanin Perëndimor, flasin për situatën aktuale

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar Sabri Demirin, të dërguarin e posaçëm të Ballkanit Perëndimor të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Në këtë takim ata diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë.“Pata kënaqësi të veçantë që të mirëpres në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, z. Sabri Demiri, Kryekëshilltarin dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon”, ka shkruar Memli në Facebook.

Ai e uroi Demirin edhe për fitoren e presidentit turk, Erdogan

“Ndër tjera, z. Demiri e urova për fitoren e Presidentit Erdoğan, duke i dëshiruar suksese të mëtejme në mandatin e ri”, ka shkruar tutje i pari i PDK-së.Krasniqi tha se shteti turk është një partner i rëndësishëm për Kosovën.“Turqia është shtet mik dhe partner tejet i rëndësishëm i Kosovës, ndihma e së cilës është gjithmonë e mirëseardhur për shtetin tonë”, ka përfunduar shkrimin ai./Arbresh.info/