Krasniqi tregon pse iu anulua vizita në Hagë tek Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

0

                 Kanë kaluar më shumë se një vit që kur dy ish-kryetarët e PDK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, po mbahen në paraburgim në Hagë.Kryetari aktual i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se mungesa e tyre është shumë e madhe dhe e ndjen edhe emocionalisht atë.Krasniqi beson që ata po mbahen padrejtësisht në Dhomat e Specializuara dhe së paku duhet t’u jepet mundësia të mbrohen në liri.“Unë kam kontaktuar në mënyrë sporadike me z. Veseli dhe me z. Thaci pasi që kam marrë përgjegjësinë e kryetarit të PDK-së. Më herët kam komunikuar më shpesh, dëgjohemi me ta herë pas here sepse ju duhet të konsideroni edhe diçka, përtej që kam bashkëpunuar me ta dhe kam qenë nënkryetar i të dyve, unë kam edhe raporte miqësore dhe personale me ta, andaj mungesën e tyre e ndjej edhe në aspektin emocional dhe personal përtej atij vetëm politik dhe normalisht që pres me padurim që të shkoj t’i vizitoj në Hagë”, tha Krasniqi në ATV.Ai tregoi se ka pasur një vizitë te planifikuar të dy ish-krerët e PDK-së në fillim të muajit dhjetor por ishte anuluar për shkak të shfaqjes së rasteve me COVID.“Unë duhej të isha në vizitë te ta në fillim të dhjetorit, por për shkak që pati raste të COVID-it brenda, u anulua dhe ende qëndron në fuqi e drejta e vetëm ekipit mbrojtës dhe familjes së ngushtë që t’i vizitojë por realisht mungesën e tyre e kemi edhe në kuptimin emocional dhe personal”, shtoi Memli Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *