Krejt çka dihet për tragjedinë në Rufc të
Dje rreth orës 16:30 janë gjetur tre trupa të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit.Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti. Ajo tha se pas marrjes së informatës kanë dalë në vend të ngjarjes ku edhe kanë hasur në tre trupa të pajetë“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë. Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Flora Ahmeti.Mirëpo, burimet e Gazetës Express bënë të ditur se viktimat janë një çift burrë e grua dhe djali i tyre. Burri është me inicialet A.B është i moshës rreth 50 vjeç, derisa djali A.B është rreth moshës 23 vjeçare. Inicialet e gruas janë K.B. Për rastin janë deklaruar edhe nga Prokuroria në Prishtinë. Zëdhënësja, Laureta Ulaj, tha se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rastit.Ajo tha se ka dyshime që çojnë drejt vrasjes së dy personave dhe një vetëvrasje.“Lidhur me rastin i cili ndodhi sot në fshatin Rufc të Lipjanit, ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bashkë me njësitë relevante janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij rasti. Sipas informatave nga vendi i ngjarjes, dyshimet çojnë drejt vrasjes së dy viktimave nga arma e zjarrit, si dhe një vetëvrasjeje (brenda familjes)”, tha Ulaj për Express.E njëjta shtoi se trupat e pajetë do të dërgohen në IML për obduksion.“Trupat e pajetë, me urdhër të Prokurores së Shtetit do të dërgohen në IML për obduksion, derisa veprimet hetimore do të vazhdojnë deri në zbardhjen e rastit në plotëni”, tha Ulaj dje për Express.Shtëpia e familjes Bekteshi në Rufc të Lipjanit pasditen e sotme u shndërrua në skenë krimi. Kryefamiljari, Abedin Bekteshi, dyshohet se privoi nga jeta bashkëshorten dhe djalin e tyre, Arditin.Për këtë rast tragjik, ka reaguar kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti i cili i ka shprehur ngushëllime familjes Bekteshi.“Lajm i kobshëm për humbjen e jetës së tre qytetarëve tanë ka tronditur thellë qytetarët dhe opinionin e gjerë.”Për tragjedinë në Rufc të Lipjanit ka reaguar edhe kryeministri Kurti.Ai ka thënë se është i trishtuar nga një ngjarje e tillë tragjike, derisa ka shtuar ka thënë se përtej sqarimit të rrethanave, tragjedi të tilla lënë boshllëk në zemrat e secilit.“I trishtuar pamasë nga lajmi i kobshëm për vdekjen tragjike të tre antarëve të familjes Bekteshi nga fshati Rufc i Vjetër i Komunës së Lipjanit. Përtej rrethanave që do të sqarohen nga autoritetet, tronditje të tilla lënë boshllëk në zemrat e secilit prej nesh. Sot, jemi pranë familjarëve e miqve të viktimave. Familjes Bekteshi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e madhe, sikurse edhe të gjithë qytetarëve të Komunës së Lipjanit.”