KRENARE ME FEMRËN SHQIPTARE -LIBRI “ FUQIA E FJALËS” E AUTORES LULE ALIDEMA, PSIKOLOGE KLINIKE- Shkruan: Naim Kurtishi,pedagog

0

                Libri, sado që mund të mos ketë lexueshmërinë e merituar, e sidomos në kohët e sotme kur fatkeqësisht tentohet të zëvendësohet me pajisje teknologjike, vlera dhe rëndësia e tij e madhe asnjëherë nuk mund të zbehet, por përkundrazi, në mes të “pluhurit” të kohës së teknologjisë̈, shkëlqen si diamant. Mund të thuhet se tashmë teknologjia ka sjellë lehtësim për lexim, mirëpo kjo nuk e ulë kurrë̈ vlerën e librit. Përsa po lexoj librin e autores Lule Alidema dhe më tej bindem në vlerën e librit. Tema psikoligjike me një sens të veçantë shkrimi. Qenka e pamundur që ta lexosh këtë botim e të mos e gjeni veten diku në mesh shkrimeve. Tema aktuale, ndihmë për secilën moshë e gjini. Në këtë libër u përshkruaka gjithë problemet jetësore, sfidat, hidhërimet, gëzimet, ndjenjat, xhelozitë, vështërsitë me përballjen me pandeminë e shumë e shumë tema tjera me interes të shoqërisë. Faleminderit për këtë botim motër Shqiptare, mburremi me dijen dhe personalitin tënd human/qendrapress.com/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *