Krenohet  Zhuri me festen e verzës

       Festa e verzave  është dita në të cilën  sipas shkencës ilirët edhe  kur s’ kish lindur  krishterimi, kremtonin thuhet me  perënditë e luleve, të shelgjeve ardhjen e  verës. Kjo festë  është ruajtur si traditë  në Elbasan, derisa në Kosovë vazhdon të  shënohet  ende   në të vetmin vend në  Zhur të Prizrenit. Festimet e kësaj ditë në këtë fshat, fillojnë dy javë përpara, ku djemtë e rinj gjatë ditës shkojnë në mal dhe presin dëllinja, të cilat i sjellin në fshat, për të formuar një ose më shumë mullarë. Këta mullarë me dëllinja vendosen kryesisht në pika më të larta të fshatit, në mënyrë që zjarri të jetë sa më i lartë duke u bërë konkurrencë të dukshme .Kur, dielli ulet dal nga dal nga horizonti duke u zëvendësuar nga hëna, të rinjtë afrohen rreth mullarëve të dëllinjave, dhe presin momentin që ti vënë zjarrin. Sapo zjarri ndizet, djemtë gjuajnë me bahe (është mjet i trashëguar brez pas brezi dhe që bëhet në mënyrë artizanale, e cila hedh prej një distance relativisht të largët gurë që kanë përmasa mesatare) për të larguar dhe vrarë të keqen, në mënyrë që pranvera të jetë më reshje të bollshme, për siguruar të korra të mira me shumë “bereqet”, nga të cilat do të krijohen rezerva të bollshme për të kaluar periudhën e gjatë të dimrit. Kurse, vajzat këndojnë rapsodi të trashëguara dhe të transmetuara brez pas brezi që i kushtohen “Ditës së Verës”.

Zhuri I vetmi  vend në Kosovë  feston ditën e  verës

           Ky ritual vazhdon në këtë fshat të festohet .Sipas  Bedri Hoxhës  kryetar i fshatit Zhur shpjegon “t me 13 Mars në Zhur festohet një nga festat e vitit. E quajmë Festa e verës. (Festa e verzave). Kjo është një festë e festave të motmotit, shumë e vjetër e përcjellë ndër shekuj deri në ditët tona. Është e vetmja festë që në trojet shqiptare festohet vetëm në Zhur dhe në Elbasan. E quajmë Festa e verës ose Festa e verzave. Në të kaluarën populli ynë e ka ndarë vitin në dy stina, në verë dhe në dimër. Sipas këtij kalendari pranvera fillon me 14 mars dhe mbaron me 9 nëntor. (Shën Mitri.: ai pastaj shpjegon se  “ 13 marsi është Nata e Verzave. Këtë ditë nënat tona ziejnë vezë dhe ato i ngjyrosin e i zbukurojnë. Vezë u ndahen të gjithë anëtarëve të familjes. Të rinjtë, djem e vajza vishen mirë dhe dalin për me mbledhë lule të verës. Secila lagje e ka vendin e caktuar ku mblidhen dhe pasi të mbledhin lulet si lulet e verës, lule vjollcë ulen në një vend të caktuar dhe hanë ushqim, si vezë, gurabija, pugaqë. (Ushqime tradicionale). Vendet ku kremtohet dita e parë janë vende jashtë fshatit, rrëzë bjeshkëve dhe në majat e kodrinave të fshatit, pra rreth e rrotull fshatit. Të rinjtë bëjnë gara me vezë se cila vezë është më e fortë. Vajzat këndojnë këngë që i kushtohet ardhjes së verës, këngë gëzimi, kurse djemtë luajnë lojëra të ndryshme popullore. ( Gjuajtja me gur në cak, gjuajtja me gurë në largësi, doçkash, etj). Ende pa ra muzgu të rinjtë kthehen në shtëpitë e tyre. Gjatë rrugëtimit ata këndojnë këngë të ndryshme. Të nesërmen herët në mëngjes nënat tona, lulet e mbledhura i vendosin para shtëpive nëpër ballkone etj. Ndërsa vajzat gjatë ditës këndojnë këngë tradicionale për të shpreh gëzimin për ardhjen e verës, për verë të bukë e të bereqetshme etj. Në darkë ose në mbrëmje në darkë në familjet zhurjan gatuhen flia, specialitet vendor. Ndërsa djemtë në mbrëmje ndezin zjarre, po ashtu në vendet ku gjatë ditës së pare kishin qëndruar e kishin mbledhur lule të verës. Kjo festë vazhdon edhe sot të kremtohet në Zhur.  Ai pastaj  uron  që kjo festë të mos humb. Të vazhdohet të kremtohet. Janë festa të bukura që i trashëgojmë nga të parët tanë pohon ai.

Zhurjanët besojnë se kjo festë  shëron edhe  sëmundjet

           Derisa në këtë festë  shënimi bëhet madhështor edhe për faktin se  shumë të rinj  sipas ritit  edhe   gjejnë kohë të  dashurohen  e të lidhin  jetë të re. Hajdin Ademaj  shpjegon se edhe pse ishte shumë I sëmur  në këtë ditë   tha  u shkova herët  shkova në mal dhe  u  shërova. Kjo  tashmë është  bërë edhe si mit  I këtyre banorëve, ngase a I besojnë  besëtytnisë se atë dit të ligat  u largohen sa më  mirë që të festohet kjo festë..Lulet që mblidhen kryesisht janë;i kukreka, lule thane, shelgje etj, pastaj ati i vejnë mbi portën hyrëse si dhe brenda shtëpisë. Këto ngjarje ndodhin zakonisht në një livadh ose në qendër të fshatit, ku përveç këtyre riteve bëhen edhe mjaft lojëra të tjera si . Gjatë paradites nënat përgatisin drekën e bollshme, ku një vend të veçante zë flija .Pas drekës, njerëzit dalin për vizita tek të afërmit. Kështu mbyllet festimi i Ditës Verës, si një festë që sjell vetëm gëzim, harmoni dhe lumturi në familjet zhurjane .Derisa një  grup I të rinjve  flasin për gazetën ata  shpjegojnë se kanë dëgjuar se  tani e 500 vite më herët në  Zhur ka pasur tramvaj. Ata pastaj shpjegojnë se deri vonë  kur  ata hapnin ndonjë themel shtëpie  kanë  hasur binarë të vjetra. Ata  lavdërohen me këtë fakt dhe  lavdërohen që  Zhuri ka mbetur I vetmi  vend  në  Kosovë  që  vazhdon këtë traditë. Vitet e fundit “Dita e Verës” është bërë me të vërtet një festë e rëndësishme në këtë fshat . Kjo tregon se festa i bashkon, si një trung i vetëm duke treguar se edhe kur  kanë ndonjë keqkuptim brenda fshatit kjo festë  I pajtohen instikitivisht . Natyrisht që nga fillimet e kremtimit të saj deri sot, kohët kanë ndryshuar dhe për rrjedhojë edhe mënyra e festimit, por forma e saj bazë është po e njëjta, ka qenë dhe mbetet një festë pagane, me origjinë dhe traditë shqiptare dhe që i dedikohet stinës së pranverës, me të cilën rigjallërohet gjithçka pas një gjumi të lodhur dhe të gjatë dimëror shpjegon Lumnije  Rakaj   tani zv drejtoreshe e një shkolle ne Prizren.. Dita e Verës njihet si festa e gjithë shqiptareve, por Elbasani dhe ballokumja është zemra e saj. Dita e Verës është feste e te gjithëve, e te pasurve dhe te varfërve, është feste  ku te gjithë gëzojnë. Një sqarim tjetër që shpeshherë është i nevojshëm. Pse dita quhet e Verës, kur në fakt festivali është pranveror ? Kjo ndodh sepse në kalendarin diellor ilir/shqiptar (dhe të disa popujve të tjerë), ka vetëm dy stinë, Verë dhe Dimër, dhe stinët nisin me barasnetët (ekuinokset) në mars e shtator dhe arrijnë mesin me solsticet në qershor e dhjetor, atëherë kur festohet përkatësisht Mesvera dhe Mesdimri. Dita e Verës nuk ka kuptim pa lulet dhe këngët.

         Q.THAÇI/www.QendraPress.com/