Kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli, u është drejtuar punëtoreve të shtëpisë së të moshuarve në Pejë, ku ndodhi akti i dhunës, duke iu thënë se “keni abuzuar me një nënë dëshmori”.

Ju që e goditni, ju që qeshni dhe ju që filmoni. Çfarë keni për të thënë tani? A e shihni që gjithçka në këtë botë kthehet si një bumerang”, tha Pacolli përmes një postimi në Facebook.Ai po ashtu ka shprehur dëshirën që ta takojë gruan e moshuar, viktimë të këtij akti qyqar e monstruoz derisa uroi që punëtoret që ushtruan dhunë të dënohen me burg.“Por ju që keni shkaktuar këtë dhunë, shpresoj se do të keni mjaft kohë për të menduar për veprimin tuaj në qelinë tuaj”, përfundoi ai. /Reporteri.net/.

Postimi i plotë:

Ju që e goditni, ju që qeshni dhe ju që filmoni. Çfarë keni për të thënë tani? A e shihni që gjithçka në këtë botë kthehet si një bumerang. Keni krijuar lajme negativë në të gjithë vendin. Keni abuzuar me një nënë të moshuar. Madje e një dëshmori. Unë dëshiroj shumë ta takoj këtë grua dhe të dëgjoj çfarë ka për të thënë ajo. Por ju që keni shkaktuar këtë dhunë, shpresoj se do të keni mjaft kohë për të menduar për veprimin tuaj në qelinë tuaj.