Kreu i KGJK-së: Po cenohet rëndë pavarësia e gjyqësorit, pushteti të mos i komentojë vendimet tona
Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, ka deklaruar se vendimet e pushteteve kanë cenuar rëndë pavarësinë e gjyqësorit. Ai ka përmendur uljen e pagave teksa ka kërkuar përmbajtje dhe moskomentim të vendimeve të gjykatave.Në “Ditët e Gjyqësorit” të organizuar nga KGJK-ja, Zogaj ka komentuar edhe Raportin e Komisionit Evropian për vendin, duke thënë se gjyqësori është përballur me sfida.Duke folur për Ligjin e pagave, me të cilin gjyqtarëve u ulen pagat, Zogaj ka thënë se ai është goditje serioze dhe me pasoja të rënda për gjyqësorin, shkruan EO. “Vendimi për uljen e pagave ishte goditje serioze dhe me pasoja të rënda për gjyqësorin e Kosovës sepse përveç se ka cenuar Kushtetutën e vendit e ligjet në fuqi, janë cenuar edhe standardet ndërkombëtare të shprehura mbi opinionet e këshillit të gjyqtarëve evropianë”, u shpreh Zogaj.“Sjellja e dy pushteteve në raport me gjyqësorin kur merren për bazë parimet e procedurës, nënkupton se kanë cenuar rëndë pavarësinë e gjyqësorit dhe dua të shfrytëzojë këtë konferencë t’u bëjë thirrje për përmbajtje mbi vendimet e Gjykatave”, ka shtuar Zogaj.Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, ka deklaruar se përkundër sfidave e vështirësive kanë arritur që të përfundojë lëndët në kohë rekorde.“Dua të theksoj se pavarësisht sfidave dhe vështirësive që është përballur sistemi i drejtësisë, kemi bërë progres në sistemin gjyqësor. Mbi të gjitha sfidat që variojnë edhe më tutje, mund të them se Supremja i ka kryer të gjitha detyrat e saja institucionale, duke i kryer lëndët në kohë rekorde dhe pritjet e vendimeve nuk janë më të largëta se sa tre muaj. Me këtë unifikim konsiderojmë se do të rritet efikasiteti i gjykatave”.
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka thënë se shpeshherë është dëgjuar se çështja nuk është te hartimi i politikave por te zbatimi i tyre. Për këtë, tha se ekziston është sfida më e madhe e gjyqësorit.