Krimet Ekonomike me aksion në Prizren, cak autoshkollat – disa të arrestuar.

                        Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës në koordinim me Prokurorinë kanë nisur sot një aksion në komunën e Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.Sinjali mëson ekskluzivisht se cak i bastisjeve janë disa autoshkolla, të cilat dyshohet se kanë kryer veprime të kundërligjshme. Sipas burimeve, pikënisje e këtij aksioni janë dyshimet për regjistrim në autoshkolla të personave që jetojnë jashtë Kosovës. Nga aksioni policor, janë vënë në pranga disa persona të dyshuar./GazetaSinjali/