Krimet kibernetike, paraburgim për 8 kosovarët që mashtruan pensionerët gjermanë

0

Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit kundër tetë të pandehurve për veprën penale ‘pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal’


Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.K L.B, K.B, F.G, A.S, E.Z, H.K dhe L.B për shkak të veprës penale ‘pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’.

https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=5563-1&gjid=19011737&v=2.1&guid=a5029112dbe144df964863335ebfe12d77ce58dd95c9475688b29c6be58fbbdc Të pandehurve A.K, L.B, K.B, F.G, A.S, E.Z, H.K dhe L.B iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç.

“Gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, pasi që në rastin konkret hetimi është në fazën fillestare dhe lënia në liri e të pandehurve paraqet rrezik real, se të njëjtit mund të shmangen nga ndjekja penale dhe të ndikojnë në dëshmitarë, kjo vepër është kryer përmes krimit kompjuterik dhe me qëndrimin në liri ekziston rreziku se të pandehurit përmes platformave të ndikojnë në dëshmi, duke shkatërruar ato apo ndikuar në to”, thuhet në komunikatën e tyre.

Palët kanë të drejtën e ankesës kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. Të lartcekurit janë arrestuar nga policia e Kosovës të enjtën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *