Krimi në Gllogjan, maturantëve ju jepet sot lamtumira e fundit

0

Sot në orën 14:00 do të bëhet varrimi i vajzës dhe djalit 17-vjeç që u vranë me armë zjarri në autobus teksa po ktheheshin nga shkolla.Viktimat do të varrosen në varrezat e fshatit Gllogjan.Varrimi i dy viktimave të sulmit makabër, që ndodhi në Gllogjan, bëhet ditë e diel, datë 28.11.2021, në ora 14:00, në varrezat e fshatit Gllogjan. Ngushëllime për familjarët.Ndajmë dhimbjen së bashku”, thuhet në njoftim.Policia e Kosovës ka dal me raport për sulmin makabër që u krye në Gllogjan, ku u vranë tre persona dhe u plagos një tjetër.Policia ka bërë me dije se shoferi ka vdekur në vendin e ngjarjes, derisa dy nxënësit kanë vdekur në spital.Sipas Policisë, dyshimet janë se autobusi është sulmuar me kallash.“Fsh. Gllogjan, Deçan 26.11.2021-18:58. Është raportuar se një autobus derisa ishte duke bartur udhëtarë (nxënës) është sulmuar me armë zjarri (dyshohet të jetë AK-47) nga një i dyshuar i panjohur. Në këtë rast lëndime vdekje-prurës ka pësuar drejtuesi i autobusit, viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërsa tri viktima, dy meshkuj dhe një femër (nxënës) janë dërguar në Spitalin Rajonal Pejë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë (një mashkull dhe një femër ) ndërsa viktima tjetër është duke u trajtuar në spital. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. I dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.I dyshuari i vrasjes së trefishtë ndodhet akoma në arrati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *