Kriza ekonomike në vend, kursim e kredi për gjërat elementare  

                           Raportet e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), tregojnë se depozitat e qytetarëve në banka komerciale, kanë arritur në vlerë prej 5 miliardë e 206 milionë e 100 mijë euro. Kurse, shuma e kredive ka kapur vlerën e 4 miliardë e 178 milionë e 800 mijë euro. Ndërkohë, ekspertët thonë se rritja e depozitave dhe kredive ka ardhur si rrjedhojë e krizës ekonomike në të cilën ndodhet vendi.Ekonomisti Besnik Avdiaj tha se arsyet e kursimit të parasë vije për shkak krizës ekonomike në të cilën po kalon vendi.Sipas tij, gjatë kësaj kohe qytetarët janë të prirur të orientojnë shpenzimet e tyre vetëm në të mirat e domosdoshme. “Numri i depozitave në bankat komerciale në Kosovë ka shënuar rritje, ku mbi 2/3 e këtyre depozitave i takojnë qytetarëve, në pjesë tjetër është shpërndarë ndërmjet institucioneve financiare dhe jofinanciare, pra kompanive, bankave. Kjo është një indikator që qytetarët po kursejnë paranë. Arsyet e kursimit të parasë lidhen edhe nëpër krizën në të cilën po kalojnë, për shkak se në kohë të rënies ekonomike, qytetarët priret të orientojnë shpenzimet e tyre nga të mirat jo të domosdoshme në situatat emergjente…Kur i shohim nga ana tjetër edhe kredimarrjet janë rritur deri diku por kryesisht nga bizneset, kryesisht huamarrjet nga bankat komerciale janë arritur për arsyeje të krizës. Në këtë kohë të krizës shumë pak biznese po marrin kredi për të realizuar investime të reja”, tha Avdiaj.

Avdiaj u bëri thirrje qytetarëve që të mos e mbajnë paranë në banka, por ta shpenzojnë në mënyrë kreative, pasi sipas tij, me kohë i humbet vlera.

“Do t’iu bëja ftesë qytetarëve, sidomos të rinjve të vendit tonë që sado pak kursime që kanë, të shohin mënyrat më të mira, më kreative se si ta kapitalizojnë atë vlerë. Mos e mbani paranë në bankë, ju i bëni një të mirë bankës në sistemin financiar, por mos e mbani për shkak se në kohë i humb vlera. Shihni mënyrat më të mira se si mundeni të shpenzoni dhe ta rritni vlerën e asaj që keni”, shtoi Avdiaj.

Ekonomisti Milazim Abazi tha se kriza po i detyron qytetarët të marrin kredi.

“Kriza i detyron më shumë qytetarët të marrin kredi, se në kohë krize, në kohë të rritjes së inflacionit, krediti bëhet më i nevojshëm dhe më i lirë, ngase interesi këto ditë është më i ulët se inflacioni, prandaj këtë vit kemi një rritje më të shpejtë të kredisë…Derisa për tetë muaj kreditë janë rritur për 18.6 për qind, kursimet janë rritur për 11.8 për qind”, tha Abazi.

https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

Ndërkaq, qytetarët shprehen të shqetësuar me krizën që ka kapluar vendin me rritjen e çmimeve.

Fatime Dervishi tha se pavarësisht se aktualisht nuk punon, është detyruar të hy kredi për t’i paguar shpenzimet e shtëpisë.

“Unë jam pa punë dhe kursej, nuk jam prej atyre që harxhoj shumë por kursej…Gjithsesi është detyrim me hy në kredi që me ble dru, të paguajmë rrymën, ujë, bërllog, po mblidhen dhe nuk është qare pa hyrë kredi për t’i mbuluar shpenzimet e shtëpisë”, tha Dervishi.

Emine Bytyqi nga qyteti i Prizrenit tha se si individ i ka kushtet ta tejkalojë këtë krizë të inflacionit, derisa shtoi se për personat që kanë kredi është e vështirë ta mbulojnë me rrogë të Kosovës.

“Normat e interesit lëvizin varësisht nga rregulloret e bankës qendrore, për shkak se Kosova nuk ka valutë të vetën personale si shtet të cilën e emeton dhe me të cilën mund të lëvizë, mund ta përdor si instrument për rregullimin e tregut, varësisht nga situata. Normat e interesit kryesisht në vendet si Kosova mund të përdoren si instrumente për të reduktuar rritjen e inflacionit, me rritjen e tyre ulet qarkullimi i parasë në treg, për shkak se ulën huamarrja edhe nga bizneset dhe nga qytetarët. Kjo i detyron që të gjejnë alternativa të tjera që janë kryesisht që lidhen me kursimin vetanak, qoftë në uljen e kostove për bizneset, me të njëjtën mendësi funksionojnë edhe individët, në vend se të harxhojnë para në shopping, ato nuk dalin aty por i orientojnë kapitalin e tyre vetëm në të mirat pa të cilat nuk mund të jetojnë”, shtoi Avdiaj.