Kriza energjetike në Evropë po rrezikon mijëra paga në Kosovë
Paga e tetorit nuk do t’i dalë as për të paguar këstin e kredisë Sehat Behramit nga Drenasi. Për më shumë se 30 vite, Behrami ka punuar në korporatën e metalurgjisë Ferronikeli, që gjendet rreth 30 kilometra larg Prishtinës. Ferronikeli ka qenë kompani publike para se të privatizohej në vitin 2005. Në vitin 2018, ajo është blerë nga kompania e Shqipërisë Balfin Group.Kjo kompani e ndërpreu prodhimin më 8 tetor të vitit 2021 për shkak të shtrenjtimit të energjisë elektrike në Evropë. Kjo mbyllje i la të pasigurt rreth 2 mijë punëtorë të kompanisë.Behrami që punon si pastrues thotë se me pagën që e merrte në Ferronikel mban familjen 7 anëtarëshe. Për muajin tetor, kjo kompani pritet t’i paguajë punëtorët me gjysmën e pagave, ndërsa për nëntor nuk dihet se çfarë do të ndodhë.“Veç me shpresa, këto shpresa po na mbajnë sepse tjetër gjë nuk ka kanë mbetur. Nëpër kredi jemi dhe çmimet janë ngritur, kanë shkuar në hënë tash”, thotë Behrami.Ky punëtor së bashku me dhjetëra kolegë të tij, për dy ditë rresht, të mërkurën dhe të enjten, protestuan para Qeverisë së Kosovës për të kërkuar ndihmë.“Nëse Qeveria na ndihmon, na shpëton”, shton ai.Kompania Balfin Group që është në pronësi të Ferronikelit deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk i është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me këtë çështje. Për ndërprerjen e punës në kompani, më 8 tetor kishte njoftuar kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.“U informova se për shkak të krizës energjetike në Evropë dhe ngritjes së çmimit të energjisë elektrike për katër herë në tregjet globale, ndërpritet përkohësisht puna në këtë kompani”, kishte shkruar Lladrovci.
Asnjë fjalë nga Qeveria për kërkesën e punëtorëve
“Edhe ne jemi Kosovë” si dhe “Kompania është privatizuar por jo edhe ne” ishin disa prej pankartave të punëtorëve protestues para Qeverisë së Kosovës.Rifat Halimi foli para protestuesve tha se ndërprerja e punës në këtë kompani mund të shkaktojë probleme shumë më të mëdha sesa mungesa e përkohshme e pagave.“Ndërprerja e punës në kompani ka gjeneruar edhe probleme të tjera si ndërprerja e pagesës së rregullt të punëtorëve, krijimi i rasteve sociale, dëmtimi i pajisjeve pas ndërprerjes, humbja e tregut dhe faktorë të tjerë dytësorë”, tha Halimi.Nga Qeveria e Kosovës nuk ka pasur reagime lidhur me kërkesën e punëtorëve për ndihmë. Ata nuk i janë përgjigjur as pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me këtë çështje deri në momentin e publikimit të këtij artikulli. Por, protestat nuk pritet të ndalen.Sipas kryetarit të Sindikatës së Punëtorëve të Ferronikelit, Fehmi Nika veprimet sindikale do të vazhdojnë.“Ne kemi bërë protestë paqësore, i kemi bërë thirrje qeverisë që të merret me rastin tonë por nëse nuk merret shkojmë në masa tjera”, tha Nika.Ai thotë se paga mesatare e punëtorëve në këtë kompani është rreth 550 euro.
Rënia e eksportuesit gjigant prek ekonominë
Ferronikeli prodhon dhe eksporton nikel nëpër shumë vende të botës, përfshirë Italinë, Indinë, Belgjikën, Britaninë e Madhe dhe vendet skandinave.Nikeli, nga kjo kompani, shitet së bashku me hekur pasi ndarja e këtyre metaleve nuk ka mundësi të bëhet brenda fabrikës.Prodhimi vjetor i fabrikës përfshin mes 7 mijë dhe 10 mijë tonë të nikelit dhe hekurit. Kujtojmë se sipas të dhënave nga Trading Economics këtë vit një ton i nikelit kushton 20 mijë dollarë amerikanë apo mbi 17 mijë euro.Kompania e Ferronikelit është ndër eksportuesit më të mëdhenj në Kosovë.Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, vetëm në vitin 2019, kjo kompani kishte eksportuar nikel në vlerë prej 51 milionë euro. Nëse krahasohet kjo shumë me eksportin e përgjithshëm nga Kosovë për vitin 2019 që është 383 milionë euro, i bie që Ferronikeli përbën rreth 13 për qind të të gjithë eksportit në vend.Në anën tjetër, në Kosovë Ish-ministri i Energjisë, Fadil Ismajli mendon se ndërprerja e punës së këtij gjiganti metalurgjik dhe eksportuesi të fuqishëm është shenjë e prekjes së ekonomisë kosovare nga kriza energjetike në Evropë.“Padyshim që Ferronikeli është prej eksportuesve kryesorë të Kosovës, dhe [kjo ndërprerje] ndikon mjaft në bilancin të eksport-importit në Kosovë”, tha Ismajli.Sipas tij, mund të jetë herët për një intervenim të Qeverisë por duhet bashkëbiseduar me kompaninë për të parë me vëmendje sa e rëndë është gjendja.Ai thotë se ndihma nga Qeveria mund të vijë të paktën për punëtorët që mund të mbesin pa punë. Momentalisht nëpër gjithë Evropën, faturat për energji janë shumë të larta, për shkak të rritjes botërore të konsumit të energjisë elektrike dhe gazit. Përveç rritjes sezonale të kërkesës për energji elektrike që çon në ngritje të çmimeve, tani ato janë rritur për shkak të rezervave të vogla të magazinimit të gazit dhe çmimeve të larta për prodhim të energjisë nga qymyri në vendet e Bashkimit Evropian.Kosova megjithatë nuk është prekur ende direkt nga kriza energjetike për shkak se furnizimin me rrymë po vazhdon ta mbulojë prodhimi vendor i rrymës.Arsyeja pse kompania Ferronikeli u prek direkt nga kjo rrymë është për faktin se ata e blejnë rrymës/REL/