Kroacia e bronztë në këtë Botëror, mund Marokun për vendin e tretë 

Kroacia e ka përsëritur suksesin e Kupës së Botës në vitin 1998.

Kombëtarja kroate ka arritur që të sigurojë vendin e tretë në Kupën e Botës të këtij viti në Katar.Të përzgjedhurit e Zlatko Dalic triumfuan sot kundër Marokut Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Khalifa International” përfundoi me rezultatin 2:1. Të tre golat e kësaj ndeshjeje u shënuan në pjesën e parë. Josko Gvardiol (7’) dhe Mislav Orsic (42’) ishin autorët e golave të fitores për kroatët.Kurse, Achraf Dari (9’) e shënoi golin e vetëm për marokenët.Kombëtarja e Kroacisë me këtë triumf siguroi edhe stolisjen me medalje të bronztë.Kujtojmë se ballkanasit suksesin më të madh e regjistruan në vitin 2018, kur dolën në pozitën e dytë.