Kroacia zotohet ta mbështesë Kosovën për anëtarësim në NATO
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka konfirmuar se Kroacia do ta mbështesë dhe do të angazhohet për anëtarësimin e Kosovës në NATO.Mehaj përmes një postimi në “Facebook”, njoftoi se ka biseduar me ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banozic lidhur me këtë çështje.“Gjithashtu nga Ministri Banozic mora zotimin e tij për angazhim dhe mbështetje maksimale nga autoriteti i tij dhe Republikës së Kroacisë në synimin tonë për anëtarësim në NATO, në proces të përshpejtuar”, ka thënë Mehaj. Më tutje, Mehaj konfirmoi se me homologun kroat kanë diskutuar edhe për situatën në Ukrainë.” Me Ministrin Banozic, diskutuam për situatën e përgjithshme të sigurisë të krijuar pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë si dhe reflektimit të tij në rajonin tonë. Me të ndamë të njëjtin qëndrim se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor me orientim euroatlantik duhet të jemi të bashkuar në tejkalimin e çdo sfide që mund të cenoj sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë”, njoftoi më tutje ai.
Postimi i plotë:
Kroacia mbështetë maksimalisht dhe do të angazhohet për anëtarësimin e vendit tonë në NATOSot pata një bisedë me mikun tim, Ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banozic.Me Ministrin Banozic, diskutuam për situatën e përgjithshme të sigurisë të krijuar pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë si dhe reflektimit të tij në rajonin tonë.Me të ndamë të njëjtin qëndrim se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor me orientim euroatlantik duhet të jemi të bashkuar në tejkalimin e çdo sfide që mund të cenoj sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë.Gjithashtu nga Ministri Banozic mora zotimin e tij për angazhim dhe mbështetje maksimale nga autoriteti i tij dhe Republikës së Kroacisë në synimin tonë për anëtarësim në NATO, në proces të përshpejtuar. Ju faleminderit miku im, Ministër Banozic! Ju faleminderit Republikës së Kroacisë dhe popullit mik kroat!