Kroatët duhet pas kujdes ka votojnë  pro-shpirtit kroatë , apo pro-lindjes!-Shkruan;Qazim THAÇI

                     Fushata  zgjedhore në Kroaci  mes  Zoran Milanoviq dhe Dragan Primorac do të garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale . Sipas rezultateve të para të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (DIP) të lëshuara pas procesimit të 99,59 për qind të vendvotimeve, presidenti aktual Milanoviq, kandidat i Partisë Social Demokrate (SDP), siguroi 792.106 vota ose 49,12 për qind, ndërsa Primorac, kandidat i Unionit Demokratik Kroat (HDZ), siguroi 312.568 vota ose 19,38 për qind. Pjesëmarrja në zgjedhjet e sotme presidenciale, sipas të dhënave të fundit nga autoriteti zgjedhor, ishte 46 për qind .Fituesi i raundit të dytë i zgjedhjeve, që do të mbahet më 12 janar, do të jetë kandidati që do të fitojë më shumë vota. Presidenti i ri i zgjedhur i Kroacisë, siç planifikohet, do të marrë detyrën më 18 shkurt të vitit 2025 dhe do të shërbejë në një mandat 5-vjeçar. Mirëpo, tani kroatët duhet të hapin  sytë  sepse tashmë  disa nga  burimet brenda  Kroacisë po japin sinjale jo të  këndshme nga atje. Kandidati Milanoviq për fat të keq  po thuhet se ka një përkrahje  nga Rusia. Prandaj, edhe kroatët kësaj radhe duhet të kenë  kujdesin e shtuar. Sepse nëse ndihma e Rusisë në votime  reflekton këtu , padyshim do të reflektojë në  gjithë Ballkanin  perëndimor  pastaj në një formë ose tjetër ndikimi i kësaj  forme, pro lindore mund të shtrohet edhe  në shtetet tjera. I gjithë Ballkani perëndimor nëse në  Kroaci,  bëhet ndikimi pro rus. Pastaj, rrezikohet e ardhmja demokratike dhe  shkon drejtë synimeve  fatkeqësisht kah diktatura  komuniste. Besohet se  populli me shpirt demokratik kroat  kësaj radhe  do të  dinë  ta votojnë atë  kandidatë që e do popullin dhe shpirtin  kroat  me  frymëzim të thellë demokratik. Kurse  do ti thonë  jo ndikimit rus . Na ndajnë  vetëm aq  pak ditë  nga dalja  në votim sa secili kroat  të mendojë cilin nga  kandidatët duhet ta votojnë.!!!!.Por  besohet se kësaj radhe pas  daljes në shesh se kush nga kush  po ndihmohet, duhet të  triumfojë  ai kryetar, që ka shpirtin e popullit  kroat. Sepse  pos  popullit  kroate diela e 12 janarit 2025,  do  jap edhe një drejtim të  gjendjes për këtë pjesë të Ballkanit……/QendraPress.com/