Krusha e vogël është dhembja më madhe e Kosovës u tha sot me rastin e inaugurimit të punimeve në Kompleksin e varrezave të martirëve
Sot, pikërisht në Ditën e të Pagjeturve, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari , përfaqësues të fshatit Krushë e Vogël bënë inaugurimin e fillimit të punimeve për Kompleksin e Varrezave të Martirëve në Krushë të Vogël. Krusha e vogël ëshët fshati i vogël i dhembjeve më të mëdha të Kosovës nga lufta e fundit,sepse në këtë fshat Serbët paramilitarë dhe të ndihmuar nga ata vendorë vranë të gjithë burrat e fshatit 113 prej tzre duke shëndëruar këtë fshat në fshat të qindra jetimëve e grave të veja, Edhepse sot e 22 vite kaluan këtë banor edhe për 68 martirë të vararë nuk ua dijnë se ku i kanë mbetjet mortore e as ku i kanë eshtrat, për të pasur mundësi së paku të ua sigurojë një varr dhe mos të ju mohet kjo e drejtë për të pasur mundësi që tu vihet një buqetë lulesh apo të derdhen lot të dhembjen mbi eshtrat e tyre. Me këtë rast kryetari Haskuka tha se jemi sot këtu të fillojmë ndërtimin e këtyre varrezave edhe pse e dimë se janë shumica e e të pagjeturve. Këtë Serbia i ka vrarë dhe ne duhet të i nderojmë dhe të kërkojmë më shuam për fatin e tyre, tha ai Kurse drejtori Osman Hajdari me kët rast tha se tashmë këtu po fillojmë që të ndërtohen këto varreza sepse synim i yni është për të motivuar të vërtetën se liria e Kosovës ishte shuam e shtrenjtë, Tani këtu e kemi mbi gjysme hektari që e kemi pronë komunale dhe varrimin zhvarrimin këtyre martirëve do të bëjmë më institutin përkatës tha ai. Agron Limani dhe Shpresa Shehu ne emër të fshatit edhe njëherë kanë falënderuar gatishmërinë e komunës që së fundi këto varreza dhe rregullimi i tyre për ne është një dhembje e madhe dhembje që na kushton çdo ditë. Përderisa me evokime për bashkëshortin e sajë pati edhe profesoresha Lulejta Shehu, duke përkujtuar profesor Nexhat Shehun, por ajo tha se qëllimi parësor është të gjentja e të pagjeturve e të sillen pranë familjarëve Projekti në fjalë u tha se pritet të bëhet gati në më së voni në fillim shtator, dhe kjo do të zbus së paku dhembjen a pasosur që e kanë këta banorë