Kryediplomati kroat: Liberalizimi i vizave për Kosovën, një hap i madh përpara
Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman, ka thënë se liberalizmi i vizave për Kosovën është një hap i madh përpara.Zgjerimi i unionit evropian, është prioritet i Bashkimit Evropian ka theksuar kryediplomati kroat në një takim me ministrat e Jashtëm të BE-së në krye me Josep Borrell, shefin e diplomacisë evropiane.“Pasdite do të takohemi me kolegët nga Ballkani Perëndimor, për t’u treguar gatishmërinë dhe vendosmërinë për rajonin. Zgjerimi, është ende prioritet i BE-së por për ta bërë të tregim suksesi, çelësi është tek përmbushja e kritereve, implementimi i reformave të nevojshme dhe rreshtimi me vlerat e dhe standardet e BE-së.Marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal mbesin esenciale. Shpresojmë të shohim progres deri në fund të vitit, ose vitit të ardhshëm në veçanti kur bëhet fjalë për hapjen e negociatave për anëtarësim me Bosnjë e Hercegovinën dhe hapjen e kapitullit të parë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Dhe gjithashtu, i shumëprituri liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, prej janarit 2024, është një hap i madh përpara”, ka thënë Grlic Radman.