Kryediplomatja sllovene Fajon sot vizitë në Kosovë, takon krerët e shtetit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka pritur mbrëmë në aeroport Tanja Fajon, zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë.Fajon do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë ku do të takohet sot me krerët e shtetit, shkruan Reporteri.net.“Të dy vendet janë të vendosur të thellojnë miqësinë e tyre tradicionale dhe do të diskutojnë për intensifikimin e bashkëpunimit në rajon dhe në #Evropë”, thuhet në njoftimi e e MPJ-së së Kosovës në Twitter. Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Sllovenisë ka deklaruar se Fajon dhe Gërvalla-Schwarz pritet të diskutojnë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe të shteteve dhe bashkëpunimin ekonomik, politikën e brendshme të Kosovës, si dhe situatën në rajon.Pos takimit me Gërvallën, Fajon sot do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, dhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.Kosova dhe Sllovenia ruajnë raporte të mira, sidomos në sferën tregtare.Sllovenia është një nga vendet që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka ofruar mbështetje të hapur në integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike.