Kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit vjen me një reagim “thumbues” për arrestimin e tij për keqpërdorim të detyrës
Kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Bedri Halimi i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare i cili më pas ishte liruar, sot me anëtë një postimi në“facebook” ka rikujtuar momente të arrestimittë tij nga policia.Halimi e quan arrestimin e tij si “shpërblim” të gjithë asaj që ka dhënë për Kosovën si dhe angazhimin e tij në UÇK.“Shpërblimi pas luftës, nga ngrënësit e lirisë së Kosovës, për veprimtarinë time kombëtare dhe vuajtjeve për lirinë e Kosovës”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë të cilën e ka publikuar.Ndryshe, Me 23 mars, pas rigjykimit, Bedri Halimi, si dhe katër inspektorë të Komunës së Prizrenit, Enver Bytyqi, Nexhmedin Musliu, Bashkim Krasniqi dhe Ruzhdi Daka, janë liruar nga akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare.Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë më 17 maj 2021 i kishte shpallur të pafajshëm katër të lartpërmendurit, lidhur me akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare.Halimi ishte arrestuar edhe në janar të këtij viti, në rastin e njohur si Brezovica, për shkak të dyshimeve për për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti. Për rastin në fjalë ende nuk është marrë asnjë vendim.