Kryeministër harxhimet Tuaja për 6 muaj, kapin shumën marramendëse po i llogarite me 170 euro  të  veteranëve apo 100 euro të pensionit do të  shqetësohesh e dhe ti vetë- Shkruan; -Qazim THAÇI

                                Tani kur u bë  publike se  ‘’mbi 120 mijë euro është totali i shpenzimeve për gjashtë muajt e parë të këtij viti, nga kryeministrit Albin Kurti së bashku me kabinetin e tij politik që përbëhet nga 17 persona. Bazuar në të dhënat që ka siguruar Telegrafi përmes qasjes në dokumentet publike, kryeministri Kurti së bashku me kabinetin e tij për gjashtë muaj shpenzuan plot 124 mijë e 639 euro.’’ Këtyre  shënimeve    të vije  turp ti hedhësh një sy, e kur mendohet se Kosova është shtet i varfër e  në anën tjetër paga e  kryeministrit dhe stafit të tij, pagat i kapin vlerat e  mijëra  eurove , kjo  të bënë   përtej iritimit se  me  këto para sa paga veteranësh  me 170 euro mund të  bëjnë , të cilët  duhet ta kurthojnë  jetën  me  vetëm 170 euro e të cilat  po kjo qeveri  mundohet  në  mijëra  forma të  mos  ua  rritë  së paku  në  një  vlerë pak më solide . Po të ndodhte kjo në  Kroaci  besojë se  kryeministri i atij vendi zor që do  të  flinte  me javë  ose  do të  merre ‘Lekxium’’ sepse  nuk do të i qetësohej shpirt i tij. E  po të ndodhte në  shtetet  Skandinave   të jeni të sigurt  se  do ta mendonte më të ligën e jetës së tij Me   befason  kaq  shumë  kjo sepse, që nga  viti 1981 unë personalisht besojë kam  dhenë një kontribut solid  për Kosovën, bile po ta matej me gram duhet të del më shumë sigurisht,se shumë  qeveritar të  cilët i ke aty në  qeverinë tënde,.E të këtillë si unë , njoh vetëm  në rrethin ku jetojë   plotë,  atdhetarë  që  kanë  ,kontribue  e nuk janë lodhë  të kontribuojnë për Kosovën që   sot jetojnë  në  gjendje të rëndë  ose  edhe më keq  në  gjendje të mjerë.  Do të  ishte  absurde të  fillon  me shifrat matematikore  të  flasësh e mos të  shqetësohesh deri në lemeri. Prandaj, kryeministër  besojë   jo ketë shkrim , por  kur do ta  mësosh shifrën e harxhuar  do të shqetësohesh  sa  për të  shkuar mendja  se si mund  të jetojnë ato familje  pensionerësh me 100 euro me moshën kur  ilaqet  janë  vetë  fryma e tyre  dhe  jeta  e domosdoshme. Ose  si mund të  mendosh se kinse  paguan  shtesa  për  fëmijë  e që janë 10 euro  për një  fëmijë, Kjo  besojë  se   nuk do  koment, ose  nëse komentohet  duhet  pa  nga këndi komik. Këto janë para të  taksapagueseve kryeministër, Më kujtohet një  herë  gjatë  viteve 1993 ishin tre  veprimtarë  fshati:  Mehmet Kalimashi, Skender Morina dhe unë , dhe  na duhej të blinim  lëndë  për kulm të shkollës  dhe pasi i blemë ato  duhet të ngarkoheshin për 30 marka  gjermane ta asaj kohe, Ne  i kursyem ato para  që  i kishin të bashkëfshatarëve tanë dhe  i ngarkuan vetë. E  rikujtova  këtë  si një ilustrim  faktik , për të mos a harruar se  ne ishin vullnetarë  pa asnjë  centë  të paguar e ndërtonim shkollë, kur Serbia ato i mbyllte me tyta  pushkësh./www.qendrapress.com/