Kryeministër Kurti, a është bërë mjaft injoranca Juaj ndaj Kosovës –Shkruan: Liridon LUSHAJ.
Kjo mund të jetë edhe një letër e hapur ndaj Jush Kryeministër Albin Kurti, sepse ju që erdhët në pushtet me proklamatën se jeni për bashkim kombëtar, atë e përmbyset si mos më keq , bile i prishët ato marrëdhënie e ideale të ndërtuara me shekuj mes Shqipërisë e Kosovës, Ju që premtuat se assesi nuk do të takoni Vuçiçin , pa na i kthye eshtrat e të vrarëve në luftë , e të zhdukurve, pa e njohur Kosovën e kështu me radhë. Ju , jo vetëm që shkuat e takuat Vuçiçin, por iu nënshtruat e pranuat duke ikur të gjitha marrëveshjet në minimum karshi Serbisë gjakatare. Ju që besatoheshit se me Serbinë nuk bisedoni pa u sqarua njëherë e përgjithmonë Mëvetësia !!! Ju këtë e keni përulur deri në tmerr,tmerr. Krejt këto e shumë e shumë tjera, a thua nuk janë mjaft kryeministër që ju të tregoheni i drejtë ndaj Kosovës jo vetëm të jepni dorëheqje, por të kërkoni edhe të ju caktohet përgjegjësia jo vetëm morale ,por edhe ligjore. Tashmë të gjithë e dinë e besojë edhe votuesit tuaj, se kaq pak po ndjeni atdhedashurinë ndaj Kosovës. Ju as nuk e doni këtë tokë për të cilën është derdhur gjak ndër shekuj e në luftën fundit u bë edhe gjenocid. Ju që secilën lidhje direkte ose indirekte që lidhet më të lavdishmen e shekujve , pra UÇK-në , ju e urreni deri në verbëri, Athua pse?!!. Po ju më së miri e dini se po të mos ishte UÇK-ja këtu do të ishte bërë moti Serbi. Ju më së miri e dini se po të mos ishte gjaku i dëshmorëve këtu s/do të ishin as këtë pak kosovarë që kemi mbetur. Ju më së miri i dini shifrat se sa shumë e keni zbrazur tokën e Kosovën, sepse nëse dikur kishin njerëzit kishin ikur, për të mbijetuar, tani ikin edhe ata që u shkolluan,sepse ua errësove ardhmërinë. Prandaj, kryeministër, ndaloni më . Vetëdijesoheni se sa fort dëme i keni bërë atdheut . Të gjithë faktet tua ishin boshe, premtime të kota dhe të pa baza. Kësaj radhe nuk përdora shifra e citate tua, por herën tjetër do ti sjellë shifrat, citatet e tua të thëna dhe faktet e kundërta që i bërë për mandatin tuaj deri në hipokrizi Kryeministër besojë tashmë është mjaft dhe e ke radhën ta kupton realitetin që ia bëre Kosovës me një mal marrëzish……??!!!!! Është amanet i legjendarit Adem Jashari , që Kosovën ta duam se vetë jetën tonë…. /www.qendrapress.com/