Kryeministër Kurti, helmimi i kaq shumë qytetarëve a është sinjal për dorëheqjen tënde? Shkruan: Kastriot Frengi
Tani më je i dëshmitar i mbi 1 mijë qytetarëve të regjistruar e sigurisht se ky numër është edhe me i madh i të helmuarve në Deçan. Por, siç duket juve kryeministër Kurti fare s’ju ka shqetësuar e gjithë ky helmin, Kjo po ti kishte ndodhur Kinës miliardshe të jeni të sigurt se kryeministri i tyre do ta ndërpriste aktivitetin dhe do të shkonte afër qytetarëve të tij, por kjo vetëm juve kryeministër Kurti fare nuk ju ka shqetësuar dhe vazhdoni të sorollateni nëpër Kretë , apo ku jeni e askush për fatin e mijëra të helmuarve nuk merret seriozisht pos opozitës. Kjo duhet të ju shqetësojë se kjo ka shqetësuar më shumë s e juve e qeverinë tuaj Ambasadën Amerikane. Ambasada e ShBA-së në Kosovë, ka dalë me një apel pas raportimeve për helmim të qytetarëve të Komunës së Deçanit .Kjo ambasadë referuar edhe shpalljes së Gjendjes Emergjente të komunës së Deçanit, apelon tek shtetasit dhe personeli amerikan në Kosovë, të ju përmbahen disa rregullave si vijon:”Shmangni furnizimin me ujë nga rubineti në komunën e Deçanit: përdorni ujë në shishe sipas nevojës”.Monitoroni mediat lokale për azhurnime. Njofto miqtë dhe familjen për sigurinë tënde. Keni dokumente udhëtimi të azhurnuara dhe lehtësisht të arritshme. Vizitoni faqen CDC për Shëndetin e Udhëtarëve. Konsultohuni me Qendrat e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve për Këshilltarët Shëndetësorë të vendit ose telefononi në CDC në 800 232 4636 ose 404 639 3534” :Derisa mjerisht ju kryeministër as që jeni shqetësuar fare për këtë. Prandaj a mis duhet që ndërgjegjes Tuaj ti vije larmi se ju duhet të jepni dorëheqje, nëse një kryeministër Japonisë jep dorëheqje pse një mijë banorë që kanë ngelur dy ditë pa ujë , pse ju të mos e mendoni tani këtë për një mijë të infektuar, Shqiptarët e Kosovës janë helmuar janë djegur janë vra e janë sakatosur nga Serbia, por tani ju duhet ose ta gjeni shkaktarin e fajtorin ose duhet të shkoni në Karakollë e të meditoni më gjatë se shteti është përgjegjësi e jo diktaturë.