Kryeministër Kurti, ku është Kosova,ku frymon dhe ka po shkon?!-Shkruan;Qazim THAÇI
Më lejo kryeministër këtë rast vogëlsia ime , që po mendojë se nga 1981,kam dhënë një kontribut sipas kaçikut tim të shpreh shqetësimin tim prej vogëlsie. Nuk e kam aspak ndërmend të flas e as të ju jap mësim apo ligjëratë, sepse un kam një traditë personale që të vlerësojë institucionin dhe me rastin konkretë ju që jeni kryeministër, Mirëpo, kam një shqetësim që po mendojë të ju shprehë. Më shumë se tri dekada i kam në gazetari, dhe profesion tjetër nuk desha të provojë. Pata rastin dhe fatin, të jem zëdhënës institucional e të jem pjesë e UÇK-së dhe më dhemb kjo që tani po shoh me rastin veriut në Mitrovicë. Ju e dini saktë cili është roli i faktorit ndërkombëtar, Ju e dini sa është e dhembshme kur lëndohen ushtarët e paqes, ushtarët e lirisë siç janë NATO. Prandaj çka po ndodhë në Kosovë e ka po shkon fati i shtetit tonë. Nuk ka gjë më të trisht kur po shoh se si ushtarët e KFOR-i po detyrohen të përballen me orkestrimin e Beogradit në Veri të Kosovës. Ju e dini se cili është roli evropian e dini po kështu edhe rolin SHBA-ve jo vetëm në Ballkan Prandaj, si të mos shqetësohem, apo si mos të rikthejnë tash në kujtesë thënien e ish kryeparlamentarit Kadri Veseli. Kur në Kuvend ju tha ‘’Juve Kosova do të ua sheh sherrin dhe do ta ktheni Serbinë në Kosovë.,Kjo po më tingëllon ende si një kambanë ..,Unë këtë nuk dua të shoh reale. Por, ju lus mos po luhet lojë me zjarr e po e riktheni Kosovën në arenë lufte e konflikti. Ju duhet të rikujtoni eksodin e Kosovës, duhet të riktheni kujtesën e djemve të UÇK-së që me barkun e zbrazur e më ideal të pa përshkruar ishin në pikat e fronteve, të rikujtoni amanetin e shumë luftëtarëve edhe shokëve tuaj se Kosovën duhet të qojmë drejt një bashkimit kombëtar. E di tash ka plotë rrugë që Kosovën mund ta qojnë edhe në parrugë, por edhe në rrugën e dëshmorëve, edhe në rrugën e ideale. Kryeministër ke plotë mundësi dhe rast që atdheun tonë të qon aty ku duhet e jo andaj ka duan armiqtë shekullor të kombit tonë./ www.qendrapress.com/