Kryeministër Kurti,besojë e dini se Arafati e Tito ishin kundër popullit tënd-Shkruan;Kastriot Shpata

0

Kosova,tani si kurrë më parë nuk është në  gjendje  më të nevojshme  të  ketë kujdes  për shtetësinë  e sajë se në këto vite. Kurse protestat e Prishtinës  në  mbrojtje të Palestinës ,dhe  disa nga ato  pano, siç  ishte ajo se ‘’ Liria jonë është e paplotë pa lirinë e Palestinës’’  në këtë rrethanë  ishte   jo e këndshme, E vërteta është se  pa lirinë  botës edhe liria e Kosovës nuk ndihet e plotë, kjo për  faktin se  populli shqiptar  është liridashës  dhe kurrë gjatë historisë së vetë nuk  ka qenë  uzurpator., Por  kjo tani kur Palestina  dhe Izraeli kanë  acaruar situatën, Kosova, nuk ka asnjë nevojë të jetë në mbrojtje të një shteti që nuk e ka njohur Mëvetësinë e Kosovës, Por  siç  e përmend edhe  artisti Çun Lajçi është e saktë se lideri palestinez   Arafat  puthte  Titon, jo veç kaq  dihet edhe më shumës se kjo. Prandaj, heshtja e kryeministrit dhe  fotot  e atyre protestuesve me kryeministrin Kurti  nuk i japin pasqyrë të mirë  aktualitetit, Prandaj, i nderuar kryeministër Kurti, është koha të mos manipulohen të rinjtë e këtij  vendi. Mbi të  gjitha  duhet ta kemi Kosovën tonë diell e hënë sepse  kjo është toka jonë  e shenjtë, dhe nuk ka shenjtëri më të madhe se të duhet atdheu. Jemi në pritjen e   deklaratës  tuaj  lidhur më këtë protestë  kryeministër…/qen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *