Kryeministër ,mos u mundo më të mashtrosh u armiqësove me Amerikën –Shkruan;Liridon LUSHAJ

      Tashmë tensione u krijuan gjatë asistimit nga ana Policisë së Kosovës të kryetarëve të komunave në veri të Kosovës për të ushtruar të drejtën e tyre në punë në objektet e komunave përkatëse. Derisa sot, pas një heshtje  të gjatë  pas këtyre tensioneve  e kanë vënë Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin, Albin Kurti në qendër të kritikave që nga Departamenti i Shtetit, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, shtetet e QUINT-it. Kurti  para një takimi me ambasadorët e akredituar në Kosovë ,ka folur pas kritikave të shumta që mori nga partnerët ndërkombëtarë duke thënë’’E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna’’’.Kjo vërtetë duket një lloj hipokrizie politike nga kryeministri..Por,  bazuar në këto fakte tashmë të publikuar gjithandej botës shihet se Amerikën e ke humbur bashke me Bashkësinë Evropiane. Ti mund ta kesh ende  përkrahjen nga :Rusia, Kina e …ndoshta Barileva dhe Muçibaba , por je nga bota demokratike o kryeministër. Bindju  fakteve dhe mos i beso asaj ëndrrës së gomarit  …që ujku ia kishte hëngër..b… e ai ende mendonte se është ëndërr. Mendo në gjakun e   dëshmorëve, martirëve, familjeve pleqve dhe të pagjeturit që  çdo second  familjarët i ëndërrojnë…./www.qendrapress.com/