Kryeministër, sille ligjin për shfuqizim të të gjitha marrëveshjeve të dialogut, do ta kesh votën time! (Nga intervista e deputetit Hisen Berisha, për abcnews.al)

                   Jo sinqeriteti i ndërmjetësve evropian lexohet edhe në veprimet protokollare gjatë takimit të z. Borel dhe palëve Kurti e Vuçiq, në semiologjinë gjegjësisht gjuhen e trupit gjatë kurtuazisë së shtrëngimit të duarve e fotografimit. Por, atë që e kisha bërë të ditur shumë kohë më parë, se me 27 Shkurt në Bruksel dhe 18 Mars në Ohër, kanë hequr dorë nga njohja e ndërsjellë, lidershipi aktual dhe Kryeministri Kurti, e kuptuan tek pas takimit të 11 Korrikut në Bratislava. E kuptuan se kanë bërë marrëveshje të dëmshme për vendin. Kjo po lexohet edhe nga qytetaret e mashtruar të vendit, e me theks nga mërgimtarët, se qeveria ka hequr dorë nga njohja e ndërsjellë, ndërsa ka vendosur asociacionin dhe autonominë territoriale e politike për serbët, në qendër të dialogut”. Tani po përpiqen që përmes retorikes mashtruese dhe propagandës të krijojnë konfuzitet të qytetarët. Por, këto nuk e ndryshojnë realitetin dhe dëmin që po i bëhet të ardhmes së Kosovës. Këto sjellje politike të pandërgjegjshme shtetërore, mund ti kushtojnë politikisht Kurtit, por dëmi rëndon mbi Kosovën dhe qytetarët, për shkak të sanksioneve të cilat, tashmë po i vuajmë dhe të tjera që janë paralajmëruar”, jo vetëm nga BE por edhe nga SHBA. Krahas kësaj, me vendimet politike të Kurtit dhe aventurat e Ministrit Sveçla, të cilat më së miri lexohen në reagimin e Escobar, pas rekomandimeve të z. Stoltenberg, janë në përputhje me planet serbe për destabilizim në Veri. E nëse atë e pamundëson PUN atje, atëherë rrezikohet të eskalojnë shqiptarët e Kosovës Lindore nga represioni pothuaj se gjenocidial i Beogradit vazhdimësi e kohës së regjimit millisheviçjan. Deklarata indikative e z. Escobar se, citoj: “është shumë e rëndësishme për të parandaluar ndonjë përllogaritje të gabuar”, nëse në mes rreshtave lëxohet diplomacia e në detaje fshihet djalli, është rezultat i marrëveshjes antikushtetuese për shtensionim të 11 Korrikut 2023, sepse kjo marrëveshje i devalvon operacionet dhe veprimet e Policisë për shtrirje të sovranitetit. Po duket se veprimet operacionale të Policisë qenkan urdhëruar nga Ministri Sveçla në bashkëpunim me Kryeministrin Kurti, me qëllim të arritjes së marrëveshjeve që e kufizojnë sovranitetin e Kosovës dhe autoritetin kushtetues e ligjor të institucioneve të shtetit. Prandaj, edhe erdhi ndërhyrja e Stoltenberg, se Kosova duhet të konsultohet me kohë me Aleancën “për çfarëdolloj zbarkimi që mund të ndikojë mjedisin e sigurisë”. Për çka shfaqi pajtim edhe DASH përmes të gërguarit për dialogun z. Escobar, i cili ndër të tjera deklaroi se, “absolutisht që e mendojmë kështu”. Kryeministri u mundua ta mbuloi ketë strategji të gabuar me retorikën se, “kushtëzimet serbe janë kthyer në qëndrime të Bashkësisë Ndërkombëtare”. Kryeministri Kurti, në vend të paraqitjes së planit të sekuencimit me çka vije ndesh me Aneksin e Ohrit që vet e ka pranuar, i cili në pikat 8, 9, 10, e sanksionon kjartë procesin e implementimit, interpretimin dhe detyrimet përfshi sekuencimin apo radhën e zbatimit, është më mirë te kërkoj garancion nderkombëtar për implementatimin e marrveshjeve. Ky garancion do duhej të përfshinte formimin e asociacionit të komunave sipas Kushtetutës së Kosovës dhe çdo hap të implementimit të Planit, të bëhet nën udhëheqjen dhe garantimin e partnerëve ndërkombëtar me theks SHBA, si dhe të kushtëzohet me interpretimin kushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Unë jam konsisten në qëndrimin tim se marrëveshja e Brukselit e Ohrit, është e dëmshme dhe antikushtetuese, por me e dëmshme do të jet sjellja e kryeministrit, e cila po vlerësohet me nota negative dhe u dënua ndërkombëtarisht. Unë dhe Partia Demokratike do e mbështesnim Albin Kurtin, nëse do ta vlerësonim se është në mbrojtje të interesit të Kosovës! Por, kam dyshim të konfirmuar tashmë se, do të veproj si me marrëveshjet e dëmshme të Ohrit e Brukselit, të energjisë, lëvizjes së lirë e targave. Për me keq, Albin Kurti pas këtyre marrëveshjeve të dëmshme po shihet se po e përdor populizmin e destruktivitetin, dhe me siguri do bëj blofin politik për zgjedhje të reja, duke e ditur se në EU dhe në Amerikë viti 2024 është vit zgjedhor. A ka zgjidhje për ketë situatë? Po! E vetmja zgjidhje është, nëse Kryeministri e sjell Ligjin për shfuqizim të të gjitha marrëveshjeve të dialogut dhe ai ligj të ratifikohet me 2/3 e votave të Kuvendit të Kosovës. Në këtë mënyrë Kosova nuk ka më detyrime ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare! Personalisht do t’ia votoja ligjin me të cilin dilet prej marrëveshjeve të këqija të Albin Kurtit, si ajo për energji, targa, lëvizje të lirë, atë të Brukselit e Ohrit. Sa i përket pretendimit se marrëveshjet ndërkombëtare qëndrojnë mbi kushtetutën, kjo nuk vlenë kur rrezikohet interesi shtetëror! Ato përmes amandamentimeve integrohen në Kushtetutë si norma, pasi të ratifikohen në kuvend si marrë