Kryeministri kroat pas deklaratës së Millanoviqit: Kosova është shtet i pavarur e sovran, s’e ka aneksuar askush

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, i është kundërpërgjigjur presidentit kroat për deklaratën skandaloze se “perëndimi e ka aneksuar Kosovën prej Serbisë“.Plenkoviq tha se askush s’e ka aneksuar Kosovën, pasi Kosova është shtet i pavarur, dhe shtet që Kroacia e njeh, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.“Sa jam unë në dijeni askush nuk e ka aneksuar Kosovën. Asnjë shtet. Kosova është shtet i pavarur të cilin e ka njohur Kroacia. Aneksim është kur Rusia okupon territor të Ukrainës, organizon referendum të rrejshëm dhe ia bashkon ato pjesë Rusisë. Kosova është shtet i pavarur, sovran, që e kemi njohur. Askush nuk e ka aneksuar”, tha kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Kryeministri Plenkoviq tutje ka shtuar se presidenti Milanoviq me deklaratat e tij “po e turpëron Kroacinë”.

Megjithatë, ai konsideron se “për fat të mirë miqtë tanë në bashkësinë ndërkombëtare dhe shtetet mike e dinë se çfarë ndodh në Kroaci dhe cilat janë qëndrimet e kujt”.

Skandali diplomatik i presidentit kroat sot është kundërshtuar edhe nga Unioni i Shqiptarëve në Kroaci.

Ata shprehen shumë të habitur në lidhje me deklaratat e presidentit Millanoviq.

Ky union ka vënë në pah edhe raportet e mira që gëzon Kosova me Kroacinë.

https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE