Kryeministri kroat të hënën viziton Kosovën
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq të hënën do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.Shefi i qeverisë kroate, në Prishtinë pritet të takohet me krerët e shtetit nisur nga kryeministri Albin Kurti.Nga kabineti i Plenkoviqit në Zagreb kanë konfirmuar ardhjen e Plenkoviqit më 15 nëntor. Ndërkohë që nga zyra e tij nuk kanë pranuar t’i shpalosin temat e diskutimeve duke thënë se të dielën do të jepen detaje. Klan Kosova ka mësuar se temat kyçe të bisedimeve të kryeministrit kroat gjatë qëndrimit në Kosovë do të jenë çështjet e sigurisë, zhvillimet rajonale dhe ato të integrimeve evropiane.Kjo do të jetë vizita e parë e Plenkoviqit në Prishtinë qëkur ka ardhur në pushtet.