Kryeministri Kurti a po largon Kosovën nga Amerika e po e ia ofron Serbisë?!-Shkruan;-Qazim THAÇI
Zhvillimet e fundit që po zhvillohen në skenën politike e sidomos në atë ndërkombëtare,tani më po duket e frikshme për të ardhmen e Kosovës,Kur e themi këtë padyshim se lexuesit duhet ti sillen dëshmi e jo të shkruhet vetëm për orientime personale, Duke dashur që asnjë anim apo mendim personal të mos mbisundojë është një fakt se tani më presidenti Biden siç duket po e faktorizon Vuçiçin. Kjo ndryshe në politikë quhet vetëvrasje politike. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në letrën e dërguar homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiç me rastin e urimit të Ditës së shtetësisë së Serbisë, mes tjerash ka potencuar ‘’se aspirata e këtij shteti drejt Bashkimit Evropian varet ekskluzivisht nga normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën e cila duhet të bazohet në njohjen reciproke. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’ju mbështesin në punën me mirëbesim për të arritur këtë qëllim. Familja evropiane nuk do të jetë e plotë pa Serbinë dhe të gjithë fqinjët e saj”, ka shkruar Biden. Kundërshtimet e para të kryeministrit Kurti kundër SHBA-ve më të zëshme ishin kritikat kur Qeveria ka refuzuar të kyçet në Gazsjellësin Trans-Adriatik – që parashihej të bëhej me mbështetje të SHBA-së – me arsyetimin se ndërtimi i infrastrukturës së gazit është i shtrenjtë.’’.Shpesh deklaratat i ngjajnë dushit të ftohtë e herë rrezeve shpresuese por ,jemi në teh të ngjarjeve .Sepse duke iu referuar Kosovës më herët, sekretari amerikan i Shtetit, Blinken, ka thënë se pavarësia dhe sovraniteti i saj janë të pakthyeshme dhe se duhet të ketë këmbëngulje për të ndërtuar institucione demokratike dhe gjithë përfshirëse Por jemi në teh të gjithë kësaj prove tani për Asociacionin me shumicë serbe. Kryeministri Kurti me tri premtime ka fituar fitore historike duke fituar mbi 50 për qind. Premtimet madhore ishin .,: Nuk e nënshkruan assesi Asociacionin. Do të ndërtojë mijëra banesa për qiftet e reja në këtë drejtim se ka bërë as edhe një të vetme dhe e treta se do të arrestojë oligarkët .Deri më tani ska asnjë arrestim të tillë. Prandaj jemi nën teh të një gjendje jo të mirë për Kosovën. Kur kësaj i shtohen edhe refuzimet e Kurtit kur ishte në opozitë, për flamurin’’lara lara’’ .Kur kundërshtonte mosbesimin se Kosova do të bëjë Ushtri .Apo kur thoshte se ‘’Xhipat e zi’’ nuk i duhet qeveritarëve, derisa tani ka krijuar kordonin më të madh që shkojnë pas kryeministrit, janë më shumë se dëshmi se kryeministri siç duket premtimet i ka pasur krejt bosh ,dhe ndoshta veç iluzione. Kosova tani si kurrë më parë ka nevojë për konstruktivitet Po presim edhe nesër…./www.QendraPress.com/