Kryeministri Kurti arrin në Kroaci

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me disa ministra kanë arritur në Kroaci për të vizituar të lënduarit nga aksidenti që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në autostradën afër Slavonski Brod. Fillimisht mediat kroate raportuan se Kurti pritet që të arrijë atje në ora 18:00 por kjo është shtyrë deri në ora 19:45.Pas arritjes në Kroaci, Kurti pritet që të niset drejt Slavonski Brod me helikopter.i bashkë me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq, do të vizitojnë spitalin, shkruan Dnevnik.hr.

Për në Kroaci janë nisur ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe shefi kabinetit të Vjosa Osmanit, Blerim Vela.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *