Kryeministri Kurti, e filloi me mashtrime qeverisjen ,athua pse?!!!- Shkruan ;Mërgim Hasi

0

    Posa  fitoi zgjedhjet e këtij viti Albin Kurti  të thuash  se u frymëza  si një  adoleshent politik dhe  foli  për  disa  tema  folkloriste  apo siç  tani po i quajnë  në  zhargonin e përditshëm populliste, duke thënë se  dialogu me Serbin është në rendin e shtatë. Pa dashur të bëjë analiza  sa i cekët ishte në këtë popullizëm, po i biem drejtë në temë, në që veprojmë  për Kosovë  pa hile e kuptuam hilen e  kryeministrit Kurti. por  për fat të keq  ajo sot,  u bë  tashmë  publike, ky mashtrim në politikën demokratike do të quhej tragjik, dhe do të shkonte deri në dorëheqje, por  Kosova  vazhdon të durojë  lloj lloj eksperimenti. Ai që e kishte kinse në pikën  7  dialogun ai në  kanale  krejt të fshehta nga  populli  i kishte  pas  të parën . Pra pikërisht  sot,  kjo na bindi dhe udhëtimi drejt Evropës  fletë  shumë. Tani besojë se  është ngritur edhe jo vetëdije manipuluar ose  fjetur e inteligjencës rinore se  mashtrimi i Kurtit që  dikur  fliste për reciprocitet ndaj Serbisë,  pastaj  ekonomi dhe mirëqenie , tash po del se pak kthimit nga Evropa  do të na paraqet planin qeverisës, hajde  besoji tash kësaj. Pastaj  votimi i tij në Shqipëri  ia dha lejen  direket që   të  gjithë  ish serbët e Kosovës të  vijnë  e  të votojë   tani në Kosovë e kjo do të thotë se  serbët po i favorizon. Pa pasur tash as nevojë më të ngritën Asosoacionin e Komunave  serbe e të bëhen Komunat serbe, vetëm ky akt e faktorizoi votën e ish serbëve në Kosovë, kjo nuk është aq e lete. Ai mirë e ka ditor se LVV në Shqipëri as  që mund të mendohet si parti politike parlamentare e mirëfilltë , sepse  ata e dinë  që partitë  protestuese  nuk kanë  vendin në Parlament. Pse kaq  shpejt kryeministri Kurti i nxori në shesh  të  gjithë këto gabime, apo kjo jep sinjalin se  Kosova  bashkë më zgjedhjet lokale  po shkon edhe në zgjedhje  nacionale. Tash do të kërkohet ish presidenti Thaçi me  pishë drite , për këtë dialog, apo  më keq  këtë ndoshta  si projekt e kishte bërë Veton Surroi ,ai burrë i që botërisht  dihet se  është simpatia e Serbëve  dhe  Rusëve në Kosovë. Kjo jo pse ai është i mençur, por ata e dinë se bazamenti i tij dhe dijeve  të tija , si dhe ai familjar anon  nga  ata. Tash  a është  herët a vonë  të  mendon votuesi se kujt ia dha  besimin e Kosovës, këtij kryeministri që mashtron edhe në këtë bazë apo,,,, Ai që  u frikësohej prej ‘’ thikave  të  SHBA-ve’’ tash  nuk po i frikësohet fare  tradhtive  të atyre që  gjithmonë  tradhtuan popullin shqiptar. Pra ky është  Albin Kurti ,që  kërkesat  e  Serbisë  i  tha në gjuhën shqipe dhe  fitoi zgjedhjet e tash.,…..  A duhet  ti rikthemi  asaj poezie  ‘’Vaj Vatani e vaj mileti…..’’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *