Kryeministri Kurti në Austri, Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku në SHBA
![](https://qendrapress.com/wp-content/uploads/2022/11/Foto-kryesore.jpeg)
Pas vizitës në Paris, kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Austri.Por jo veç kreu i ekzekutivit, por edhe dy kryetarët e dy partive më të mëdha opozitare javën e ardhshme do të jenë jashtë vendit.Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku po sot ka udhëtuar për në ShBA ku do të zhvillojë disa takime të rëndësishme.I pari i LDK-së ka bërë me dije se në ShBA do të qëndrojë një javë dhe se do të ketë takime edhe në Departamentin e Shtetit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.“Unë kam një vizitë në ShBA, një javore, të aranzhuar kohë më parë, e cila do të nis javën e ardhshme, pra do të fluturoj të dielën për në Washington dhe atje do të zhvilloj takime zyrtare që i kemi paraparë në State Department, takime me kongresmenë e senatorë, në institucione të sigurisë amerikane, me think-tanke të pavarura, me figura të rëndësishme atje, si pjesë e angazhimit tonë politikë. Ka njëfarë tradite LDK’ja historike dhe një relacion të ngushtë edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Abdixhiku.Abdixhiku ka thënë se atje s’do t’ia bëjë opozitën Qeverisë, por se do të flasë vetëm për zhvillimin e vendit. “Më lejoni të bëj të qartë se atje do të bëj përfaqësimin me pikëpamjet tona sa i përket zhvillimit të vendit, jo të bëj opozitë kundrejt Qeverisë. Pra, nuk është ky qëllimi i vizitës. Unë asnjëherë nuk bëj opozitë jashtë vendit…Unë nuk dal jashtë ta shaj vendin tim”, ka deklaruar Abdixhiku.I pyetur nëse këto vizita mund të konsiderohen favorizim për opozitën e sanksionim për Qeverinë, Abdixhiku ka deklaruar së është interes i vendit që përfaqësuesit shtetëror të Kosovës të kenë vizita sa më të shpeshta në ShBA.“S’dua ta lexoj ashtu dhe s’do të doja ta lexoja ashtu. Po them edhe njëherë që është interes i vendit që përfaqësuesit shtetëror të Kosovës të kenë vizita sa më të shpeshta në ShBA, t’kenë lidhje sa më të ngjeshura atje”, ka thënë ai. Kurse, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka konfirmuar se gjatë javës së ardhshme do ta zhvillojë një vizitë zyrtare në Bruksel dhe Uashington.Krasniqi përmes një postimi në Facebook shkruan se situata aktuale, sfidat dhe rrugët tona përpara do të jenë tema të diskutimit në këto dy vizita, shkruan Reporteri.net.“Gjatë javës së ardhshme do të zhvilloj një vizitë zyrtare në Bruksel dhe Washington DC. Kosova, situata aktuale, sfidat dhe rrugët tona përpara – do të jenë tema të diskutimeve në dy kryeqendrat e globit. Kohët e vështira kërkojnë koordinim dhe bashkëpunim me partnerët e vërtetë, të besueshëm dhe strategjikë. Me miq të cilët ia duan të mirën Kosovës, popullit tonë dhe që mbajnë gjithmonë dyert hapur për ne! “, ka shkruar Krasniqi.Ndërsa kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk ka paralajmëruar ndonjë vizitë jashtë shtetit. /Reporteri.net/.