KRYEMINISTRI: SHUMICA E BIZNESEVE KANË PRANUAR SUBVENCIONET NGA FONDI 60 MILIONËSH
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se shumica e bizneseve kanë pranuar subvencionet në naze të numrit të të punësuarve.
“Shumica e bizneseve tashmë i kanë pranuar subvencionet në bazë të numrit të të punësuarve. Afërsisht 10 mijë biznese nga 36,679 sa janë përfituesit total të subvencioneve, ende nuk i kanë përditësuar të dhënat në EDI, andaj ftohen t’i përditësojnë këto të dhëna”, ka shkruar Hoti.
Po ashtu Hoti tha se ““60 milionë euro nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike janë destinuar për të përkrahur direkt ekonominë, me fokus në bizneset familjare, ato të vogla dhe të mesme. Me futjen në funksion të të gjitha masave në kuadër të Pakos për Rimëkëmbje, do t’i tejkalojmë më lehtë sfidat e shkaktuara nga pandemia, ndërsa ekonominë e Kosovës do ta vendosim në një trajektore tjetër të zhvillimit”.
“Me futjen në funksion të të gjitha masave në kuadër të Pakos për Rimëkëmbje, do t’i tejkalojmë më lehtë sfidat e shkaktuara nga pandemia, ndërsa ekonominë e Kosovës do ta vendosim në një trajektore tjetër të zhvillimit”, deklaroi Hoti në Facebook.