Kryeministri “zhengerlibaba”! –Shkruan;Hisen BERISHA, deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës.

                      Populli ynë ka shumë fabula e një nder fabulat mbi realitetin është per “ zhengerlibabën”! Kryeministri ynë është “hengerlibaba” historinë e të cilit po ju tregoj: “zhengerlizaba ka qenë një asket kinse në Stamboll në kohën e Perandorisë Osmane. Në kohën e tij u përhap shumë hajnia dhe “hyqymeti” vendosi “orë policore” për të kontrolluar situatën. Të vetmin njeri që e lenin në orë policore ishte “zhengerlibaba” duke e parë si njeri të ndershëm, aq sa as bubrrecat nuk i shkelte. Kështu që askujt nuk i shkonte mendja se ai i heqte “zhengerliat” dhe vjedhte tërë natën dyqanet. Një natë një “zapti” kureshtar e pa tek i hiqte dhe shkoj e i vidhte dyqanet. Kur u zu, hajduti zhengerlibaba, populli i shkretë e trushplarë nuk e besonin, ai mund të jet hajn! Kryeminister, ti i ke hipnotizuar popullin dhe ua keni shplarë trurin, por ti je “zhengerlibaba” e kjo do vertetohët shpejt. Aferat korruptive e kriminale në të gjitha fushat, në këto tre vite të qeverisjës tuaj, arrestimet e fundit të cilat pritën të kalojnë nga niveli i zyrtarëve, në arrestime në nivel të ministrave, dhe në ministritë tjera, po e bëjnë këtë ma shpejtë seç është pritur. Çdo ditë do ju zhveshin nga fasada mashtrimit si “zhengerlibab” dhe shumë shpëjtë do shpërfaqeni në vertetësinë tuaj si kryeqeveritar mashtrues. Për fund ngre shqetësimin për numrin e madh të skandaleve që po bën kjo qeveri, për një kohë kaq të shkurtër qeverisjeje. Ndërhohë që, qeverisjen e keni marr me shtet pothuaj të përfunduar si proces politik dhe të konsoliduar institucionalisht. Po të kishit qenë ju klani Kurti, gjatë në pushtet, aq sa ishte PDK, e ta merrnit vendin e rrënuar ashtu siç doli nga lufta dhe ta transformoni në një shtet ku gjurmët e luftës nuk vërehen më, përveç plagës së hapur me të zhdukurit, athua çfarë afera do iu përcillnin?! Pra, për 12 vite qeverisje të PDK, nuk bënë skandale dhe as u burgosen, sa bënë këta qeverisja LVV/GUXO/ADGj për disa muaj, as janë arrestuar kaq shumë akter krimesh! Revolucionin borgjez francez, e kanë bërë thashethemet. Me po ketë strategji erdhi edhe Kurti në qeveri. Çdo kauzë e tij dhe objektiv elektoral po rezulton një mashtrim dhe një skandal me konsekuenca. Ky ua ka hapur thesin budallenjve dhe spijujve apo pinjollëve të tyre, dhe tani skandalet sdo kenë të ndalur. Propaganda është mjet i retorikës mashtruese i regjimeve diktatoriale, komuniste, fashiste, përmes së cilës arrijnë të mbajnë të hipnotizuar qytetarët e të mos mendojnë me kokën e tyre. Tani pritet të dalin lidershipi partiak, apo ministrat përkatës, me një retorikë të përpunuar mirë, për ti interpretuar arrestimet e sotme dhe ato që do ndodhin ditëve e javet në vazhdim, si pasojë e “regjimeve të vjetra” siç i cilësojnë partitë shtetformuese të Kosovës, gjatë këtyre 24 viteve liri./www.qendrapress.com/