Kryeministrti Kurti për reciprocitetin e targave: Nuk po ndodh asgjë e jashtëligjshme, po zbatohet një marrëveshje për të cilën është pajtuar edhe Serbia

0

                       Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka folur për vendimin e vendosjes së tabelave të përkohshme RKS për të gjithë ata që hyjnë në Kosovë me tabela tjera, e sidomos nga Serbia.“Nga data 15 shtator Republika e Kosovës ka ndërprerë dhënien e tabelave KS. Pesë ditë pas skadimit të afatit të paraparë për marrëveshjen e lëvizjes së lirë, MPB sot ndërmori veprimet e nevojshme për konfiskimin e të gjitha tabelave ilegale brenda territorit të Kosovës”, ka thënë Kurti. Ai ka shtuar se pavarësisht se çfarë nacionaliteti janë poseduesit e automjeteve me tabela  . Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga sot të vendoset reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve. Vendimi është nënshkruar sot, nga Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.Targat duhet të vendosen në vende të dukshme dhe për pajisjen me këto targa duhet paguar taksa prej 5 eurove. Obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Territorin e Republikës së Kosovës. Pajisja me targa të përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës. Obligohen shoferët e mjeteve që targat e përkohshme t’i vendosin në vende të dukshme, para dhe mbrapa mjetit. Vlefshmëria e targave të përkohshme është 60 ditë. .Taksa për targat e përkohshme nga pika 1 e këtij vendimi është 5 euro .Policia e Kosovës  që  në mëngjesin e sotëm  janë n[ Jarinje  Derisa Goran Rakiq, ministër për Komunitete dhe Kthim në qeverinë e Kosovës, i ka bërë thirrje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të reagojë lidhur me situatën në veri të Kosovës, pas vendimit të qeverisë Kurti, që të aplikojë reciprocitet me Serbisë, lidhur me targat e automjeteve serbe që hyjnë në territorin e Kosovës. Nga sot qeveria e Kosovës ka vendosur masë reciprociteti ndaj Serbisë, lidhur me targat e automjeteve serbe. Të gjitha automjetet serbe që hyjnë në territorin e Kosovës detyrohen të heqin targat e lëshuara nga shteti serb, dhe të vendosin targa të përkohshme që bartin simbole të Republikës së Kosovës, njoftojne mediat Kurse në Jarinjë reagimin me protesta dhe bllokim të rrugëve nga ana e serbëve të veriut, policia e Kosovës përveç pranisë fizike atje, është duke e monitoruar edhe me anë të dronëve.  Situata në veri të Kosovës është tensionuar pasi serbët lokalë dhe lidershipi i tyre atje kanë reaguar me protesta e barrikada duke kundërshtuar vendimin e qeverisë së Kosovës, që të aplikojë masë reciprociteti ndaj Serbisë, duke mos lejuar automjetet serbe që të hyjnë në territorin e Kosovës me targa të shtetit serb. Policia e Kosovës është vendosur me forca të shtuara të njësive të saj elite në atë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës, për ta pasur situatën nën kontroll. Përveç pranisë fizike, e me mjete të blinduara, Policia e Kosovës është duke e monitoruar situatën edhe përmes dronëve,.  Këtë vendim që po kundërshtohet nga serbët lokalë dhe lidershipi i tyre politik atje, qeveria e Kosovës po e arsyeton me masën e reciprocitetit, pasi Serbia prej kohësh i detyron qytetarët që drejtojnë automjete me targa të Republikës së Kosovës, që në momentin kur hyjnë në territorin e Serbisë, t’i largojnë ato, dhe në automjetet e tyre të vendosin targa të përkohshme që bartin simbole të shtetit serb. Sipas mediave serbe thuhet se Aleksander Vuçiq ka caktuar një seancë urgjente të Këshillit të sigurisë Kombëtare për nesër në ora 10’të të mëngjesit, shkruajne portalet serbe.Temat kryesor të diskutimit do të jenë ngjarjet e fundit në Kosovë, thuhet  në  këtëo poratale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *