Kryesia e Kuvendit diskuton sot për Trustin
Pas dështimit të disa mbledhjeve të kryesisë e seancave të shumta, Kryesia e Kuvendit do të mblidhet sot për të caktuar seancën e re.Në këtë mbledhje do të bëhet Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës e votimi i Mocionit nga debati parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.Veç tyre, Kuvendi sërish e ka në rend të ditës shqyrtimin e projektligjit për fondet pensionale të Kosovës, me çka po kërkohet lejimi i tërheqjes së një pjese të kursimeve nga Trusti.Në seancën e re që pritet të caktohet do të bëhet edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022 (me vendim të Seancës është caktuar më 23.06.2022)