Kryesuese e Kuvendit në Prizren nga zgjidhet Antigona Bytyçi

0

          Seancën e sotme  të dytën e radhës  e  filloi  kuvendari më i moshuar  i kësaj asambleje  Hanefi Muharremi  i cili   paraqiti rendin e ditës , me dy  pika  betimin  e pesë  kuvendareve  dhe  zgjedhjen e  kryesuesit . Me këtë rast  komisioni  i zgjedhur  nga  betimi  i seancë së parë edhe  sot , vazhdoi  punën në  përbërje nga ; Kujtim Gashi, Dafina Alishani dhe Levent Bush.Betimin në mënyrë solemne sot e dhanë ;Agim Muqaj,AAK Shukri Quni Nisma, Osman Hajdari LVV, Sead Arifi/Vakat/ dhe Admir Alili/CDU/. Pas  betimit kryesi Muharremi  kërkoi që  subjektet  politike të zgjedhin një  komision  për të mbiqyr  votimin  kryesuesit, Nga  LVV u propozua  për kryesues   kuvendari Adema Shabanaj,  kurse nga PDK  u propozua Antigona  Berisha Bytyçi. Kurse  subjektet tjera  nuk patën kandidatë, Kurse   kjo procedurë  përfundoi  kërkoi fjalën Qemajl Krasniqi  i cili  tha se  asnjërin nga këta  kandidatë nuke   përkrahin dhe është vendim i kryesisë që ta lëshojmë sallën, Kështu edhe dolën jashtë pos një  kuvendare nga LDk e cila  mbet në sallë. Pasiqë  edhe  kryesuesi  Hanefi Muharemi tha se  i përket këtij subjekti politik  e lëshoi sallën, sipas ligjeve në fuqi  seancën duhet ta  udhëhiqte  tani  ai që  vinte i dyti për nga  mosha , kështu  seancën e  udhëhoqi kuvendarja Ymrane  Fusha, Votimi i ishte  i fshehtë  dhe  pas  votimit të  raundit të parë  me 21  vota  u zgjodh  kryesuese  Antigona  Bytyçi, 11  vota  ishin për Adem Shabanaj dhe   pati  tri  vota të pavlefshme, me të marrë  detyrën  Kryesuesja e re  Antigona Bytyqi  falënderoi të  gjithë të  pranishmit dhe  falënderoi  për besimin e dhënë, me këtë rast e ftoi edhe nënkryetarin për komunitete  që tashmë kishte besimin e  asamblesë  Levent Bush.

Pra  kryesuese  kuvendit  për këtë legjislaturë   do të jetë  Antigona Berisha B     Menjëherë  pas  zgjedhjes  së  kryesueses   se  kuvendit  zonjës  Antigona Berisha  Bytyçi, kryetari i komës së  Prizrenit Shaqir Totaj    për Rtv ‘’Besa’’  tha se   sot,  u zgjedhë  kryesuesja e  kuvendit  që ishte edhe propozim i yni dhe ne  besojmë se  kjo do të  jete  më  gjithë  dijen dhe kapacitetin sajë në shërbim të  qytetarëve të  Prizrenit, Unë  dua të  falënderojë   të  gjithë  kuvendarët  ata që ishin  këtu dhe  votuan , por edhe ata  që nuk  votuan  por që janë pjesë  e këtij kuvendi, ne  do të  i respektojmë  më te  gjitha mundësitë tona sepse ata  janë të  zgjedhur të  popullit   tha kryetari Totaj. Kryesuesja  e Asamblesë Antigona  Bytyçi me këtë rast  tha se  po  i premtojë të  gjithë  kuvendarëve se  do të  jem e barabartë për secilën dhe  do të jemi maksimalisht në shërbim të  qytetarëve të  komunës së  Prizrenit, Besimi i dhënë  sot nga ana  kuvendit për mua është  një obligim i madh  që  do të  mundohem të  jem   sa më  korrekte  dhe  sa më shumë në shërbim të kërkesave të  qytetarëve.

Nënkryetari për  komunitet  Levent Bush  falënderoi   gjithë  kuvendarët dhe tha se  besojmë  se në katër vite  q ë vijnë do të jemi në shërbim  të  qytetarëve  duke  u munduar  që të  plotësojnë nevojat  për secilin  qytetarë  ashtu  sa  e si mundemi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *