Kryesuesi i KQZ-së: Procesi po shkon në rregull, siguria është në nivel
Kreshnik Radoniqi, kryesues i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, bashkë me anëtarët e KQZ-së ka vizituar qendrat e votimit të zgjedhjeve në veri.Radoniqi tha se procesi deri tash është duke shkuar në rregull, dhe se nuk është evidentuar ndonjë problem, shkruan gazeta online Reporteri.net.Pamë që procesi është duke shku në rregull. Nuk ka ndonjë problem. Gjithashtu, dua të ftoj të gjithë qytetarët e komunave veriore që të dalin në zgjedhje në mënyrë që të ushtrojnë të drejtën e tyre me votë, dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe të ndërtojnë institucionet legale demokratike”, tha ai në një konferencë për media.Ai njoftoi se KQZ ka bashkëpunuar me policinë në mënyrë që të garantojë mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve.“Ne si KQZ kemi ndërmarrë të gjitha masat bashkë me policinë që ky proces të shkojë në rregull, të ketë qetësi, të hapen vendvotimet të cilat të gjitha janë hapë në kohë siç është paraparë dhe gjithçka ka shkuar sipas planit, dhe po shpresoj që i gjithë procesi të përfundojë i qetë”.“Saktësisht nuk mund të them, por sa më informuan nga kjo qendra e votimit, nga ky vendvotim, deri tani kanë dalur 60 persona”.Ndërkohë, derisa disa media raportuan se nuk po lejohen të filmojnë nëpër qendra të votimit, Radoniqi tha se nuk ka urdhër për t’ua ndaluar mediave raportimin.“Të jemi të qartë, nuk ka urdhër për të mos i leju mediat. Mediat janë të lira të marrin filmime nga qendrat e votimit, edhe nga kontejnerët. Ka qenë një konfuzion në doracak. Nuk kemi dhonë urdhër për t’i largu mediat”. “Me sa e pashë, siguria është në nivel”, përfundoi ai.Numri i votuesve në komunat veriore deri tash nuk ka qenë i kënaqshëm. /Reporteri.net/.